Nezir Myrta / PSE INTELIGJENCIA JASHT PROCESIT POLITIK

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Nezir Myrta / PSE INTELIGJENCIA JASHT PROCESIT POLITIK

Mesazh  Orfe prej Sat Dec 25, 2010 8:01 pm

Nganjehere ma mire eshte te rrijsh e te mos flasesh, kur edhe vet e din se nuk ke ēfare te thuash. E kur sheh realisht se ēfare po ndodh, si eshte realiteti - ta pershkruash ate realitet, duhet te nxierresh gjith vnerin pergoje e perhunde, sepse nuk ben vetem te gjuajsh fjale e shprehje nga shpati, pikerisht per popullin tend, te cilin mendon se e don aq shume edhe ma shume se vetveten tende! Kur njeriu nuk ka besim ne vetvete, ne faktet e argumentet e gjalla te realitetit qe e rrethon, qofte: politik, social, a kombetar dhe e sheh vetveten se nuk mund ta bindi dikend as turmat as popullin, se lere ma klasen politike - i vogli njeri, merr shprehje e mendime tjera, nga nje thenje e dikujt, nga nje pervoje e dikujt qe con peshe ne histori a politike rajonale a boterore edhe e merr ate shprehje dhe t'i gjuhet anepertej detrave e oqeaneve te politikes - se keshtu tha ai e ajo, x historiani e y politikani, duke menduar se kapi nje rrenje te forte dhe mund ta shpetoj nje popull! Euforia politike, duke menduar se x historiani a y politikani, ka nje emer boterisht - dikush e perdore si mjet shprehes e fuqie politike, se ai tha keshtu e ashtu, e t'ia ngjet perkoke a perbishti nje thenjeje dhe e perdore si shtage a kerrbaē, duke menduar se po elaboron me realitetin edhe politik te vendit, atdheut ne pergjithesi. Kjo i bie sikur po gjuan nga shpati fjale e shprehje, ne dy aspekte: nje eshte sepse nuk ka fuqi te vertete intelektuale dhe tjetra eshte se, mbase une nuk munda te jeme ne qender te veprimit politik, bile kam ēfare te shprehu mllefin tim dhe te ndikoj paksa ne nje zgjidhje politike a kombetare! Pyetja ime eshte e thjeshte: pse inteligjencia jone nuk eshte ne proceset politike, por qendron jasht tyre, qofte si inteligjenci, qofte si akademi edhe shkencore, heshte ne momentet ma kyēe dhe ma te rrezikshme e vendimtare per vendin atdheun e kombin?

A nuk shihet hapur, se intelektualet e mirefillte jane krejtesisht jasht proceseve politike dhe jasht ketij gardhi politik, qe shihet vetiu se eshte i kalbur, e jo qe nuk mundet ta rrethoje grigjen e popullit, por as ta mbroje, as ta ndihmoje, as ta kthjelloje, as ta ngriti ekonomikisht as kulturalisht - por shihet nje strumbullar politik, i thencin politik, ku me cdo kusht edhe kur ben veprime nder ma te ndyerat e kriminale - korruptive, ne sy e ne fjale e sheh se po genjen-po rrene hapur, si nje demagog i pacipte, si nje kameleon politik, ku dihet kah lodroi pozitave politike ne te shkuaren e sot, si nje gjoja lider politik, veshur ne petkun e miresise, besnikerise, heroizmit, ku te gjithe e dijme se kush e ēfare kemi ne ate qullin politik, ne ate qullin e huaj qe ua qesin perdite e pernate, dreke e darke dhe keta e gelltitin, e hane dhe majen e trashen trupi e trushe, sepse kane kapital politik e finansiar, kuptohet jo me djeres, por me krah te huaj e shantazhe, mbizoterime, tentime ekstreme deri tek finalizimi: une jam ai qe do te udheheqi, une jam ai dhe ju garantoje per kete e ate edhe kur e din mire se asgje te mire nuk ka ne personalitetin e tij, ku per shkak te interesave politike, klanore e partiake eshte ne gjendje ta shet atdhe e komb - vetem te mbetet ne kolltuk politik! E shihni ne elektoratin e fundti te 12 dhetorit 2010, ku intelektualet e mirefillte (ata qe kemi), tash jane jasht rrjedhave politike, jasht procesit zgjedhor, duke i shantazhuar, injoruar, etiketuar pa fakte, sepse njihen gjate debateve politike te 'debatikeve' qe i udheheqen dhe i udheheqin, ku ne njeren ane jane analistet gjoja politik dhe ne anen tjeter lideret a perfaqesuesit e partive apo te pushtetit politik ne doreheqje - ku - edhe njeriu ma i thjeshte, qe nuk merr vesh gati asgje nga politika, e kupton dhe i sheh si nje bange nxenesish, lideret - para trupit te analisteve e debatikut, duken aq te dobte, aq te friguar, aq te pasigurte, aq amater - ku dridhen sikur nxenesi para profesorit eminent! Kjo eshte rrenqethje politike, kur i sheh se luajne me ndjenjat e tyre edhe aq ma keq me vet ndjenjat e popullit, i cili nuk ka kah e vret vehten, as kujt t'i besoj, sepse mu keta njerez politik e sollen vendin ne kete gjendje, mu keta demantuan dhe shpronesuan pushtetin e tyre, mu keta gjoja dhane doreheqje edhe mu keta aprovuan vetiu doreheqjet e tyre dhe mu keta organizuan zgjedhje te parakoheshme, si zbutje te mos thohet - zgjedhje te jashtzakonshme edhe mu keta perseri duan qe vet te jene me ēdo kusht edhe si fitore e Pirros, te jene perseri ne pushtet?!

Ku ka ndodh ndonjehere ne historine politike keshtu, kur per ma te voglin eksces politik, nje kancelar perendimor jep doreheqje vet burrerisht dhe pranon boterisht e kombetarisht se - ka gabuar! E keta strucat tone politik, me koken ne zall e trupin jasht, ngulin kembe mu si gomari ne lloē, balte dhe nuk e leshojne kolltukun politik, pa dhene shpirt edhe nese populli do haje bar e atdheu do copetohet e ricopetohet pike e pese deri edhe ne regjione krahinore politike, qe edhe nuk i kishim derisot. Dihet se duhet pasporte te shkosh ne Shkup, Presheve, Ulkin e Malci - kur deridje nuk ishte ashtu edhe ne komunizem. Dihet se nje 5% serv i bene pllumba ne Kosove, te lire, me gjuhe zyrtare, me decentralizim e eksterritorialitet, me perparesi politike marramendese, qe asnje shtet ne kete bote nuk e ka nje shembull te tille politik as administrativ, por duket si nje laborator politik multietnik, ku askujt nuk i ha palla, pse eshte i njoruar, i poshteruar, i demaskuar, nje popull shumice shqiptare mbi 90%, me nje pushtet paralel te nje pakice serve, me nje territor te ndare me lumin Ibardhi (Ibri, qe gabimisht thohet - Iber, sepse nuk eshte i gadishullit iberik) edhe inteligjencia jone heshte me nje heshtje te mos thuash - utilitare, si edhe akademite shkencore tonat. Nuk dijne ta shfrytezojne as protektoratin nderkombetar dhe shihet hapur se posa del nje lider gjoja si hapur me qellimet e tij politike ne nje debat politik a edhe humoristik, ai vetiu bie ne shenjester te politikes nderkombetare! Dhe cfare tevona? Ia kurdisin rrumin e nje kurthe politike nga ma te poshteruarat edhe ndoshta as pa patur asgje te beje ai me ate kurth politik, proces politik edhe ende nuk e sheh veten sa i vogel eshte, sa i paafte eshte, sa miop eshte dhe i verbuar nga nje pozite politike!? keta qorrpolitikaj, injorante qe injorojne edhe vet intelektualet e mirefillte, se iu frigohen mos ua marrin pushtetin - keta qorra te verber, pas zgjedhje te 12 dhetorit, '10, nuk do te jene ne arenen e udheheqjes politike te mirefillte dhe te qendrueshme, por do te kete nje pushtet teknik, nje qeveri teknike deri ne ato zgjedhje te ardhme, ku kete mesim e nuhaten edhe disa lider politik revanshues te qeverise ne doreheqje - vetdoreheqje kunder vetvetes! Shihet se inteligjencia jone e re dhe e mirefillte, vetemsa u pa pjeserisht ne disa rrjedha te elektoratit te zgjedhjeve dhe shprehen nje fryme gjoja te re politike profesionale edhe rane poshte si kungujt nen uje (e dihet cilet kunguj sharrojne fundosen nen uje), ata qe i mbushen uje te ndyer politik. keshtu e ka politika: qeverite - uji, e populli - zalli, uji qe tretet ne det dhe zalli qe rrin ne vend te vet!

Derikure na me shprehjet e huaja: keshtu tha x historiani e y politikani dhe ende nuk mund te thome realisht - keshtu po thote populli yne i vuajtur e i mjeruar si ne roberite shekullore si ne demokracite e reja (u thenēin demokraci)? Kjo do te thote, se ende nuk doli ne skene politike lideri i mirefillte as politik. E pse? Sepse ende pritet nje moment tjeter historik, sepse keto momentet e deritashme historike, u dredhuan, u shtremberuan, iu pershtaten politikave te dites rajonale e ma gjere. Sepse te gjitha klikat politike te derisotme, sikur e hengren livadhin e tyre politik e diplomatik, as nuk u shterren, sepse ishin e jane te shterruara, por jane gurra pa uje, ku ne vend te ujit kane vetem fjale te rrejshme, premtuese pa realizim, injoruese, e te mos them edhe hipokrite deri ne ekstrem! Kur do te mundohet bile te behet burre, politikali yne, e te thot hapur e sinqerisht para popullit syhapur per liri e drejtesi e mireqenie sociale qe: ja deri ketu e pruna ceshtje, qe ku eshte, nuk mundem matej edhe delni dikush e merrne dhe shpiene, ēone perpara! Kjo eshte diēka qe paksa i perngjet burrerise e atdhetarise shqiptare! Ata nuk dine as nuk done ta bejne as kete lloj burrerie, derisa do te kene nje presion vertet demokratik te mirefillte, nje presion te forte gjithpopullor dhe te dihet vertet KUSH ESHTE SOVRANI, E KUSH POLITIKANI! Pse te merren shembuj e thenje nga te huajt, kur na ketu kemi thenjet tona stergjyshore, se nje lider mund te jete kur ka tri fije te lidhura karakteresh te personalitetit te mirefillte, qe nuk ben asnjera pa tjetren, por te lidhura nyje: dituria, drejtesia e guximi, si tre faktore te nje personaliteti komplet. E cili nga lideret tone sot ne skene politike i ka keta tre faktore te personalitetit? Kjo amulli politike do te zgjasi, derisa te zgjate loja e bijve te shtrigave, qe hane njeritjetrin dhe te dalin ne skene politike vertet BIJTE E SHQIPES!


Edituar pėr herė tė fundit nga Orfe nė Sat Dec 25, 2010 8:26 pm, edituar 1 herė gjithsej (Reason for editing : teknike)

_________________

Orfe
advancues
advancues

Numri i postimeve : 740
Registration date : 02/11/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi