Dibra e Madhe me nam tė madh

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dibra e Madhe me nam tė madh

Mesazh  Nimfa prej Fri Feb 18, 2011 2:25 am

Hulumtimet arkeollogjike dhe historike tė deritanishme konfirmojnė se Dibra ėshtė pasardhėsi i qytetit tė Doberos, prej nga rrjedh dhe emri i sotėm Dibėr. Dibra ka qenė qendėr e njohur tregtare dhe e artizanatit nė tė kaluarėn dhe ka luajtur rol tė ėndėsishėm nė historinė e kėtij regjioni.
Emri i Dibrės pėrmendet qė nga shekulli i pestė para erės sonė nga Herodoti, e mė vonė nė shekullin e parė tė erės sonė nga Straboni dhe Plini. Kėta pėrmendin fisin Ilir, fisin e Doberėve, tė cilėt themeluan qytetin e tyre me emrin Dober.

Ptolomeu nė shekullin e dytė tė erės sonė konfirmon nė hartat e tija planin e qytetit tė quajtur Dober apo Doberos dhe banorėt e tij Doberėt. Hulumtimet arkeollogjike dhe historike tė deritanishme konfirmojnė se Dibra ėshtė pasardhėsi i qytetit tė Doberos, prej nga rrjedh dhe emri i sotėm Dibėr. Dibra ka qenė qendėr e njohur tregtare dhe e artizanatit nė tė kaluarėn dhe ka luajtur rol tė ėndėsishėm nė historinė e kėtij regjioni.

Ky qytet ka qenė udhėkryqi kreysor i kėtij regjioni nepėr tė cilin kalonte edhe Via Egnatia. Mė vitin 1502 njihet si qendėr e rėndėsishme qytetare. Nė vitet 30-40 tė shek. XIX, ka afro 8400 banorė dhe 250 dyqane, dhe ishte njė nga qendrat mė tė rėndėsishme ekonomike. Deri nė vitin 1911 Dibra ka qenė njė nga vendet mė tė zhvilluara nė regjion si nga ekonomia, artizanatet, tregtia, ndėrtimet dhe arhitek-turėn e saj tė veēantė por edhe nė planin kulturo-social. Nė kėtė kohe Dibra numėronte 11.000 banorė dhe 462 shitore. Por mbas turbullirave dhe luftave Ballkanike ky vend e humbi rėndėsinė e vet, ashtuqė sot ėshtė njė nga vendet mė tė pazhvilluara ne Maqedoni.

Ekonomia

Komuna e Dibrės rradhitet nė rendin e komunave tė pazhvilluara. Si veprimtari kryesore ekonomike janė bujqėsia dhe blegtoria. Sipėrfaqja e pėrgjithshme agrare nė komunėn e Dibrės pėrfshin 7.708 ha nga e cila tokė 33.4% ėshtė tokė e punueshme, kullosat pėrfshihen me 22% ndėrsa me pyje pėrfshihen 44.6%. Si pasuri natyrore tė qytetit mund tė pėrmendim ujėrat mė tė njohura termo-minerale nė Evropė, rezervat e mėdha tė gipsit si dhe liqenin hidroakumulues si burim tė energjisė. Industria ka qenė promotori kryesor i proēeseve pozitive tė zhvillimit tė ekonomisė nė komunėn e Dibrės.

Demografia

Sipas tė dhėnave statistikore nė vitin 1994 nė Komunėn e Dibrės jetojnė 17.588 banorė nga tė cilėt 77% jetojnė nė qytetin Dibėr ndėrsa 23% jetojnė nėpėr fshatrat perreth qytetit. Sipas strukturės nacionale nė komunė dominon popullata Shqiptare me 80%, Maqedonas ka 18%, dhe tė tjerė 2%.
Sipas regjistrimit tė vitit 2002 Dibra kishte 14 561 banorė .


Kombėsia gjithsej
maqedonas 1 054 (7,24%)
shqiptarė 10 768 (73,95%)
turq 1 415
romė 1 079
vllehė 2
serb 22
boshnjakė 2
tė tjerė 219

Nga ata qė u deklaruan si turq 98% prej tyre si gjuhė amtare pėrmendėn maqedonishten.

Arsimi

Pėrqindja e nxėnėsve tė cilėt kalojnė nga shkolla fillore(tetėvjeēare) nė shkollėn e mesme ėshtė rreth 85%, prej tė cilėve rreth 65 % vazhdojnė nė Dibėr, dhe 20% vazhdojnė nė qytete tjera. Mesatarja e nxėnėsve tė cilėt kalojnė nga shkolla e mesme nė shkollė tė lartė ėshtė rreth 70%(pėr 7 vitet e fundit), dhe mė konkretisht vitin e kaluar nga 151 nxėnės, 90 prej tyre vazhdojnė nė shkollė tė lartė (90% e tyre nė UEJL, Universitetin e Prishtinės, Tiranės, Manastirit, Shkupit, shumica e tė cilėve nuk shfrytėzojnė bursa shkollore). Shkalla e kalimit tė kuadrit me arsim tė lartė nė qytete tjera ėshtė shumė i vogėl.



Kultura

Dibra ka qenė njė nga vatrat e qėndresės kundėr pushtuesve tė ndryshėm dhe dha njė ndihmesė tė veēantė nė luftėrat shqiptaro-osmane nėn udhėhiqen e Skėnderbeut. Dibra si vend i vjetėr ka dhe traditėn e vjetėr tė saj, e cila mund tė themi se nė mėnyrė fanatike rruhet edhe sot. Ajo ka karakteristikat e saja tė veēanta me tė cila dallohet nga rrethet tjera. Edhe pse ka pasė ndikime tė kulturave tjera, dibranėt akoma i rruajnė zakonet e vjetra, kėngėt e tyre tė vjetra, lojėrat, veshjen dhe tė gjithė simbolet tjera etnografike.

Sot ka njė stagnim nė zhvillimin e sportit dhe kulturės ne mesin e tė rinjve, pėr arsye se shoqėritė dhe objektet e shumta qė mė parė ekzistonin, sot nuk janė aktive apo kanė njė aktivitet simbolik Shoqėria e parė kulturore artistike "Liman Kaba" e cila ka qenė e njohur gati nė tėrė viset shqiptare tani ėshtė shkryer nė SHKA "Haki Stėrmilli". Mund tė pėrmendim teatrin "Qemal Ajdini" nė tė cilin teatėr janė shfaqur shumė pjesė dramatike nga artistė profesional dha ametėrė dibranė. Ekziston edhe grupi i kėngėve qytatare "Penestija" i cili gati ēdo vit organizon festivalin e kėngėve qytetare "Kėngėt e Penestijes". Kėtu mund tė pėrmendim edhe klubin e shkrimtarėve "ART klub" i cili gati ēdo muaj bėn prezentim tė ndonjė libri tė ri tė shkruar nga anėtarė tė saj.

Nga fusha e sportit do tė pėrmendim klubin mė tė vjetėr futbollistik "Korabi", i formuar nė vitin 1923, klub nė tė cilin kanė kaluar shumė gjenerata lojtarėsh, ne kėtė moment luan nė ligėn e tretė perėndimore. Nė Dibėr kemi dhe dy klubet tė karatesė "Uraniku" dhe "Korabi", klube tė cilėt kanė prezantuar shpirtin sportiv tė dibranėve nėpėr garat internacionale evropiane duke fituar medalje nėpėr kėto gara. Klubet e hendbollit dhe basketbollit tani pėr tani nuk jane aktive.




_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve : 4292
Age : 56
Registration date : 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi