Legjenda dhe tregime te moēme shqiptare

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Legjenda dhe tregime te moēme shqiptare

Mesazh  Nimfa prej Fri Feb 18, 2011 2:57 am

TURKU RRĖMBEU NJĖ ARBĖRE

Nė kohėrat e luftrave tė gjata midis turkut dhe arbėrit,ndodhte herė-herė tė kish edhe ēaste bunce qetėsie.Armiku i thyer huqej tutje,kllaposej ndėr kėshtjella.Arbėrit merrnin pak frymė,kapnin parmendėn pėr tė punuar tokėn,ēekanė e mistrinė pėr tė ndrequr ato qė kishte prishue lufta,dilnin pėr gjah maleve,punonin e vigjilonin,gjuanin e ruanin,sepse kėto s'ishin ēaste peqeje tė vėrtetė.Pėrtej kufijve dhe mbrenda fortesave turku mbante njė ushtri tė posaēme kalorėse qė e hidhte papritur nė Arbėri pėr tė vrarė e djegur,pėr tė prishur e shkatrruar,pėr t'i thyer qėndresėn arbėrit.Kjo ishte ushtrija e akėnxhijve(akėnxhi-kalorės turk) e atyre kalorėsve tė hurit e tė litarit mė gjakatarė se sa ujqit e maleve.Ndėgjoni ē'thotė njė kėngė e hidhur arbėreshe e thurur pėr njė ngjarje po aq tė hidhur,por tė rėndomtė,tė ndodhur asaj kohe nė tpkėn e Arbėrisė...Burri s'ishte nė shtėpi.E shoqja e re,kish mbetur vetėmunonte,gatuante,priste tė kthehej i shoqi.Papritur erdhi njė ushtar turk kaluar dhe u pėrpoq ta rrėmbejė e ta shpjerė nė vendin e tij.Mirėpo arbėresha shpėtoi dhe mori malet.Turkut i hypėn djajtė nė kokė,e ndoqi mal mė mal-ai kaluar,ajo mė kėmbė;e arriu te mali i tretė.Gruaja ish kapitur,kish rėnė pėr dhe.Turku i zbriti kalit,e hoqi gruan zvarrė,e lidhi pas bishtit tė kalit;pastaj i hypi prapė kalit,e ngau me vrap fort e mė fortė.Grykat e pėrrenjtė gjėmuan nga klithmat e nuses tė zvarritur ferrave e gjembave,gurėve e gėrxheve...Atje,tej pėrrenjve,kishin zėnė pritė e prisnin kaprollin katėr gjahtarė arbėrostė Mortali e Ndre Turieka,Jan Franshini e Nik peta.Ata ndėgjuan tė thirrurat dhe e panė turkun qė po vinte kaluar duke hequr zvarrė njė grua tė lidhur pas bishtit tė kalit.Tė katėr u hodhėn e bėnė pėrpara,Shtiu i pari Kostė Mortali e nuk e zuri dot,Shtiu i dyti Ndre Turiekka;prap nuk e zuri.Shtiu i trti Jan Frashini dhe me qė u ngut,i shkoi kot shigjeta,Atėherė turkut qė kish lėshuar kalin me vrap,doli e i preu udhėn vetė trimi Nik Petaa shkrehu shigjetėn drejtė nė zemėr.Turku ra poshtė pėrmbys,pa frymė.Nik Peta u lėshua e zuri kalin,e mbajti pėr frerėsh dhe ju afrua gruas sė pėrgjakur.Kur e vėrejti mirė ,e njohu se ajo ishte e shoqja e vdekur...Qė atėherė Nik Petės ju shtua edhe mė shumė urrejtja kundėr armikut qė shkelte truallin e Arbėrit dhe nėnte kaq mynxyra.Ai luftoi me trimėri tė madhe nė shumė luftra dhe preu shumė koka armiqsh,gjersa u vra si trim,bashkė me Pal Golemin;nė njė luftė kundėr Ballaban Pashė Bardherit,trthtarit tė fisit arbėr.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve: 4292
Age: 54
Registration date: 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda dhe tregime te moēme shqiptare

Mesazh  Nimfa prej Fri Feb 18, 2011 2:57 am

SI E ZGJATI ĒIFLIGARI DITĖN E PUNĖS

Njė ēifligar vendosi tė kontrollonte se si punonin argatėt e ēiflikut tė tij.Nė tė vėrtetė ata punonin shumė. E fillonin punėn qė me natė e linin kur errej fare.Por ēifligarit i dukej se ata punonin pak,se dita qe shumė e shkurtėr.
Njė herė u thotė argatėve:
- Me sa shoh unė ju nuk punoni keq.Fajin e ka dita qė ėshtė e shkurtėr.Mos ndodhet kush midis jush qė mund ta bėjė ditėn mė tė gjatė?
- E bėj unė zotėri, - thotė njė argat i hollė e i gjatė.Unė mund tė sajoj njė makinė qė tė zgjatė ditėn sa tė dojė Zotėria juaj.Veēse kėtė makinė duhet ta vė nė veprim vetėm i zoti i punės,vetė ēifligari.
- Mirė.Fillo nga puna qė tani,pėr pėrgaditjen e makinės tėnde.
- Dhe argati filloi nga puna: preu disa nga drurė,i gdhendi e i bėri tė drejtė,preu disa trungje dhe prej tyre pėrgaditi disa rrota tė cilave u bėri ca dhėmbė dhe kėto rrota i futi nė ca boshte.Pėrgaditi pra,ca ingranazhe tė madhėsive tė ndryshme.Sė fundi pėrgaditi njė dorėz tė madhe.I montoi tė gjitha kėto dhe makina u bė gati pėr punė.
- Tani – i tha argati ēifligarit,- rrotulloje dorėzen dhe dita do tė zgjatet aq sa makina tė jetė nė punė d.m.th. sa tė duash zotrote,veēse nuk duhet ta ndalosh rrotullimin e rrotave tė makinės.
Dhe e vuri vetė nė veprim makinėn qė t’i tregonte zotėrisė sesi punonte makina.Filloi ēifligari tė rrotullonte dorėzen qė rrotullonte edhe rrotat.Puna ishte e thjeshtė por e vėshtirė dhe e lodhshme.Kaloi njė orė. Ēifligarit filluan t’i bien ndjersėt.Hoqi xhaketėn.Filluan t’i digjnin duart, por nuk e ndėrpreu punėn sepse shkurtohej dita.Kėshtu ai punoi deri nė mbrėmje,derisa u err.Dita iu duk shumė e gjatė.
-E sheh zotėri,se dita u zgjat ashtu siē tė premtova?
- Kjo ėshtė e vėrtetė,dita u zgjat bile u zgjat si shumė,- tha ēifligari,- veēse nuk ka mundėsi qė kėtė dreq doreze ta vėrtitė dikush tjetėr?
Mundėsi ka, veēse dita nuk do tė zgjatte aq sa do zotrote.
- E po mirė, - tha ēifligari. – Le tė zgjatet sa tė zgjatet,fundja tė qėndrojė edhe ashtu siē
qe…
Dita zgjati aq sa e kishte bėrė Zoti

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve: 4292
Age: 54
Registration date: 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda dhe tregime te moēme shqiptare

Mesazh  Nimfa prej Fri Feb 18, 2011 2:58 am

Kėngėt Legjendare
Kėngėt legjendare, siē e thotė edhe vetė fjala, janė kėngė qė thurren rreth njė legjende. Nė legjenda kemi njė fakt real apo historik qė legjendarizohet, pėrrallizohet, kurse nė pėrralla nuk kemi asnjė bazė reale, nė to gjithēka ėshtė trillim. Megjithatė kufiri midis pėrrallės dhe legjendės ėshtė shumė i brishtė dhe, me kalimin e kohės, mjaft legjenda kanė ardhur duke u transformuar pėrherė e mė tepėr sė paku pėr nga forma dhe mėnyra e narracionit, nė pėrralla.
Disa studiues i kanė quajtur kėngėt legjendare edhe ballada. Ne tė vėrtetė identifikimi i kėngėve legjendare me balladat ėshtė shumė i dyshimtė dhe, sidoqoftė, jo i plotė. Ballada para se tė jetė njė zhanėr letrar ėshtė njė zhanėr muzikor. Lindur nė mesjetė, ajo ishte njė kėngė e vallėzuar, me njė strukturė strofike tė caktuar dhe me njė refren qė kėndohej nė kor nga populli. Ajo nė zanafillė kishte nė bazė njė tregim epiko-lirik disi tė mistershėm, plot qėnie mitologjike dhe disi tė zymtė, gjė qė u pėlqeu shumė romantikėve, tė cilėt e morėn kėtė zhanėr mesjetar dhe e bėnė tė tyre duke shkruar, nė bazė tė motiveve popullore, ballada tė famshme, siē bėnė kryesisht gjermanėt Gėte, Shiler, Byrger etj.
Kėngėt tona legjendare, ashtu si tė gjitha kėngėt e tjera tė folklorit tonė, janė pjesė qė kėndohen, nuk recitohen. Por ato, me sa dimė, nuk vallėzohen dhe aq mė pak nuk kanė ndėrtime strofike fikse me refren tė caktuar, por janė kėngė fare tė thjeshta qė pėrcjellin njė ngjarje dhe, pėr kėtė, pėrqasja me balladat kufizohet deri diku vetėm me brendinė e subjekteve tė tyre qė shquhen pėr diēka tė mistershme , te ēuditshme dhe fantastike.
Ėshtė vendi kėtu, ndėrkaq, tė shtrojmė njė ēėshtje mė tė pėrgjithshme qė do tė pėrfshinte legjendat, mitet dhe pėrrallat. Legjendat qė na kanė arritur, kanė pėsuar nė kurriz tė tyre transformime duke kaluar nėpėr periudha tė ndryshme, nė mes transformimesh historike, shoqėrore, filozofike e psikologjike. ėshtė vėshtire tė besosh se ato na kanė arritur nė formėn e tyre tė parė, mbasi nė shumė prej tyre haset dukuria e kontaminimit (nė to shkrihen hera herės subjekte tė dy a mė shumė legjendave apo edhe elemente nga subjekte legjendash tė ndryshme). Pėrveē kėsaj, shtrirja gjeografike e legjendave ėshtė e madhe, praktikisht nė tėrė Evropėn dhe kėshtu nė tė hasen raporte tė shumta qė nėpėrmjet analizės krahasuese studiuesit. Ēabej, Haxhihyseni, Kadare, Arapi etj.) janė munduar tė vėnė nė dukje. Me njė fjalė, ne duhet tė zbulojmė mentalitetin e lashtė, tepėr tė lashtė e tepėr primitiv, tė njerėzve qė janė nė zanafillė tė kėtyre miteve dhe legjendave. Tė kėtij mendimi janė studiues, si Sheling nė librin e tij "Filozofia e mitologjisė", Kasirer nė librin "Filozofia e formave simbolike" etj. Vimė kėshtu te interpretimi, simbolik qė shkencėtarėt e sotėm kanė zgjedhur pėrgjithėsisht pėr mitet, pėrrallat dhe legjendat.
Sipas studiuesve, ne veprojmė sipas dy logjikave: sipas Logjikės Aristoteliane (Logjika Formale) dhe sipas Logjikės Dialektike (Logjika e Esencės). Ndėrsa Logjika Formale kryen detyrėn e klasifikimit, tė sistemimit dhe tė organizimit tė pėrvojės, Logjika Dialektike ėshtė nė krye tė ēdo proēesi krijues, nė krye tė ēdo proēesi intelektual pak a shumė tė thellė. Me njė fjalė, Logjika Dialektike ėshtė shumė mė e hershme e me tė, njerėzimi krijon, ndėrsa Logjika Formale ėshtė mė e re dhe shėrben pėr tė organizuar, klasifikuar veprimin mendor. E dyta operon me fjalėn, e para shprehet nėpėrmjet simboleve, qė pėrbėjnė, siē thotė Erik From ("Gjuha e harruar" Tiranė "Dituria" 1933) "gjuhėn e vetme universale qė ka krijuar ndonjėherė raca njerėzore". Pikėrisht kėtė gjuhė janė duke studiuar sot shkencėtarėt (Shih pėr kėtė edhe P.Zheji te "Hylli i Dritės" Nr.1-2 Tiranė, 1994 dhe P.Zheji "Shqipja dhe sanskritishtja" Pjesa I Tiranė, mė 1997 duke u pėrpjekur tė gjejnė kodin e saj. Pėr rėndėsine e kėsaj "gjuhe simbolike" flet qartė Fromm kur thotė: "Mėsimi i metodave tė tė kuptuarit tė gjuhės simbolike duhet tė futet nė shkollat tona tė larta dhe nė universitete, njėsoj si gjuhėt e tjera "tė huaja". Dhe mė poshtėė: "Nė gjuhėn e simboleve, pėrvojat e brendshme, ndjenjat dhe mendimet, shprehen si tė ishin pėrvoja shqisash, ngjarje tė botės sė jashtme. E drejtuar prej njė logjike tė ndryshme nga ajo e zakonshmja, qė pėrdorim gjatė ditės, pra, njė logjikė ku kategori sunduese nuk janė hapėsira dhe koha, por intensiteti dhe asosacioni, ajo ėshtė, ndoshta e vetmja gjuhė universale e krijuar prej njeriut, qė ka mbetur e njėjtė pėr ēdo qytetėrim dhe gjatė gjithė historisė. Ėshtė njė gjuhė qė ka gramatikėn e sintaksėn e vet, e cila duhet mėsuar, nėse dėshiron tė kapėsh domethėnien e miteve, tė
pėrrallave dhe tė ėndėrrave".
Nga kėto, sa u tha gjer kėtu, kuptohet se nė mitet, legjendat dhe pėrrallat, (ashtu si nė ėndėrrat, do tė thoshte Fromm), ne gjejmė lodrėn e simboleve, gjuhėn e tyre dhe nėse duam tė kapim domethėnien e vėrtetė tė miteve dhe tė legjendave, duhet tė dimė tė "lexojmė" poshtėė ngjarjeve, subjektit qė paraqitet nė to, duke e parė pikėrisht kėtė lėvizje ngjarjesh si lėvizje simbolesh. Dhe Fromm nė librin e tij tė pėrmendur mė lart, na jep modele tė kėtij "leximi simbolik" duke analizuar mitin e Edipit, pėrrallėn e Kėsulkuqes etj. Gjer mė sot te ne nuk ėshtė bėrė asnjė pėrēapje pėr tė parė nė kėtė prizėm thesarin e miteve, pėrrallave dhe legjendave tona, gjė qė do tė na bėnte t'i shikonim kėto krijime primordiale nė njė dritė e kuptim krejt tė ri. Studimet tona nė kėtė lėmė gjer mė sot nuk kanė shkruar mė tej studimit tė tyre tė krahasuar.
Duke i hedhur njė sy pasurisė sė kėngėve legjendare qė kemi trashėguar dhe qė kemi mundur tė mbledhim deri mė sot, vėmė re se ato hasen nė tėrė trojet ku jetojnė shqiptarėt, nė Shqipėri, nė Kosovė, nė Ēamėri dhe te arvanitėt e Greqisė, nė Mal tė Zi, te arbėreshėt e Italisė etj. Mosha e tyre ėshtė shumė e lashtė dhe, nuk ka dyshim se shumė prej tyre humbasin nė mijėvjeēarė.
Edhe kėtu, ėshtė e udhės t'i ndajmė pėr voli studimi nė dy grupe tė mėdha: 1) Kėngė legjendare tė metamorfozės dhe 2) Kėngė legjendare me bazė realiste (historike).

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve: 4292
Age: 54
Registration date: 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda dhe tregime te moēme shqiptare

Mesazh  Nimfa prej Fri Feb 18, 2011 2:58 am

URA E SHEJTĖ

(Sferkė dhe Llapēevė, Prekorupė)

Nja tre vllazėn, tre t'hasjanė,
kankan ēue e janė ra n'Gjakovė;
tė tret mjeshtėr ishin kanė.
Shum haletet po i tubojnė,
n'stom tė Drinit ata po shkojnė,
Urėn e Shejt kanė nisė p'e marojnė.
Nja tri vjet n'to po punojnė;
nja tri vjet n'to kanė punue,
hiē qemer s'po mujnė me i vnue Ā*
dishka natėn jav kish rrxue.
Tė tre vllaznit shka kanė punue
Ā*nėrmjet yeti janė kuvenue:
- Domė m'u nalė ni natė m'e rue,
me pa zidin kush Ć¢ tuj na rrxue Ā*
qė tri vjet jem tuj punue,
puna marė s'ėshtė tuj na shkue,
qemer ures s'po mujmė me i vnue,
trupi i jonė krejt ka marue.
Ishin nalė ni natė m'e rue.
Gjysa e natės kur a shkue
s'kanė pa gja zidin tu e rrxue
Ā*(i) kanė pa gurt tuj furfullue,
si zoj t'malit tuj flutrue.
Sabah zoti e ka marue,
ja kanė nisė djemt me punue;
me punu djemt ja kanė nisė;
Jav ēo zoti 'i plak dervish.
- Puna e marė,ju tre vllazni!
- Tė marė paē, or plak dervish!
Puna mar-o s'nav ka nisė,
puna marė s'ėshtė tuj na shkue,
qe tri vjet jem tuj punue,
qemer Ć»rs s'po mujmė me i vnue,
trupi i jonė krejt ka marue!
Pramė gjithė natėn e kem rue;
s'kem pa gja zidin tu e rrxue
veēse gurt tuj furfullue,
si zoj t'malit tuj flutrue.
A din naj sĆŖn, plak, m'na msue,
n'mujshim urėn m'e marue?
Plaki djemt ka nisė me i msue:
- N'dashi urėn m'e marue,
ju tre vllazėn kanki qillue
e tė tret kanki t'martuem;
nėrmjet yeti m'u besatue,
grave t'juve mos m'u kallxue
Ā*cilla t'vjen nesėr bukėn m'e prue,
kurban t'ƻrs qato m'e marue,
se p'e lyp ura kurban ni gru .
Izė me m'dhanė, po du me shkue.
Ejvallah! ju tha e unis.
Pa lu vĆŖni p'u hupka sysh.
Se gjithė ditėn djemt kanė punue;
aksham zoti e ka marue,
e lanė punėn n'shpi janė shkue.
Tuj shkue udhės janė besatue
grave t'vcta mos m'u kallxue.
Se tė shpija kur po shkojnė,
ėshtė ardhė darka, darkė kanė ngranė.
nėpėr soba t'veta shkojnė.
N'soba t'veta kur janė shkue,
vllavi i madhi, koftė marrue,
grues vet m'i ka kallxue;
- Mos gabo nesėr bukėn m'e prue,
se ni plak ne na ka msue Ā*n'dashum urėn m'e marue,
e don ura kurban ni grue.
Edhe i dyti, koftė mallkue,
grues vet m'i ka kallxue.
Vllavi i vogėl, koftė bekue,
grues vet s'i ka kallxue.
Sabah zoti e ka marue;'
tė tre vllaznit herėt janė ēue,
fill tė ura kĆ¢kan shkue,
e panė urėn, s'ish kanė rrxue;
ja kanė nisė djemt me punue.
Vakti i sills ish kanė afrue.
Nana e djemve n'kamė Ć¢ ēue,
rejes madhe n'qiler i ka shkue,
po ma thrret: - O eme bijė,
ēojav bukėn djemve t'mij !
- Mori nanė, dishka me t'kallxue,
nuk muj n'urė unė sot me shkue,
dhimta e kresė mė ka rrokė mue,
hiē s'po muj pej vĆŖni me lue. '
Me idhnim hall a Ć¢ dredhue,
rejes dytė n'qiler i ka shkue,
po ma thrret: - O eme bijė,
ēojav bukėn djemve t'mij!
BukĆŖn djemve ēou m'jav ēue,
vakti i sillės ka kalue,
djemt tĆŖ ura m'u kanė untue.
- Valla,nanė, dishka me t'kallxue, nuk muj bukėn sot m'e ēue,
ethe t'shtira m'kanė rrokė mue,
hiē pcj vĆŖni s'muj me lue!
Kqyre halla shka ka marĆ¹e,
rejes vogėl n'qiler i ka shkue:
- Ēou ,bre bijė, ti m'u shtėrngue,
djemve bukėn me jav ēue!
Djemt tė ura m'u kanė untue,
se kunatat smutė t'kanė qillue
e s'po mujnė bukėn m'e ēue.
Reja e vogėl shka ka marue Ā*
jallah bani n'kamė na u ēue '
e mirė haIlės m'i ka kallxue,
shikoje hallės shka i ka thanė:
- Amanet djalin po ta la!
Kqyrma, nanė, mos t'um bjen n'bunar!
Kqyre haIla shka i ka thanė:
- Budallicė, bijė, mos u ban
Ā*shkon e vjen djalin fjetė e gjĆ¢n.
- Jo, bre nanė, r ja i ka thanė,
ni anėrr t'keqe q* e kum pa pramė Ā*
kurban t'urs mu kanė me m'ba,
s'kam me shkelė n'kėt oborr me kamė!
E muer bukėn, po tfillon.
N'derė t'oborrit kur po shkon
edhe ni herė kthye m'ish kanė,
o ma thirr: - Oj e emja nanė,
amanet ty djalin po ta la,
mas t'ma marrin kunatat pėr kamė!
E muer udhėn e po tfillon.
Se n'gjysė t'udhės kur po shkon,
ni zėrzele zoti e ēon.
Kqyre nusja shka po banĀ*
nėr ni dardhė ungjė kĆ¢ka kanė,
vetė me yeti mĆŖn p'e ban:
- Qe pesė vjet n'kit vĆŖn q* jam ardhė,
hala bukė s'kum ēue n'arė,
hala n'arė unė bukė s'kam ēue.
Mas pak kohe zėrzelja u prapue.
U ēue nusja udhėn ka tfillue,
se te ura kur Ć¢ shkue,
bash te ura kur po shkon.
- Puna e marė, kunet! ju ka thanė.
- Tė marė paē, kunata e jonė!
Qisaj pune marė s'i thojnė_Ā*
vorrin tĆ¢n po ta marojmė.
A t'vjen zor shpirtin m'e dhanė?
Kqyre nusja shka u ka thanė:
- 'Dekė ma t'marė mu zoti s'm'ēon,
se n'kit vĆŖn jetėn m'e dhanė
Ā*kurban t'urės sot m'u ba.
Burri i saj shka po ban Ā*
ja ka nisė i shkreti po kan.
Nisi e shoqja p'i qorton,
nisi e shoqja m'e qortue:
- Fort i 1ig kĆ¢ke qilIue!
Qysh kan burri pėr ni grue?
Burri nisi me i kallxue:
- Nuk po kaj, thot, pėr ni grue,
po qysh vIlaj vllajt mos mė i besue,
qysh vllaj vllajt besė mos mė i nxanė?
A din besė qysh kem 1idhė pramė?
Kqyre nusja shka po ban:
-Ngoni knej, kunet, ju ka thanė,
shum selam nanės t'm'i bani!
Shtatėmdhetė vjeē ni motėr e kam -
burrit tem qato m'ja dhanė
se pej bese kĆ¢ka kanė taman.
Edhe ni herė nusja paska folė:
- Ni rixhĆŖ te ju e kam Ā*
djalin vajs n'shpi e kum lanė.
me shkue djalin me ma marrė,
edhe i herė gji deshta me i dhanė!
Ni kunat ēu kĆ¢ka kanė,
Ć¢ shku djalin ja ka marrė.
Djalin nusės kur ja ka pru,
se nė prehėn m'ja ka Ishu.
Kqyre nusja shka, po banĀ*
gjinin e djathtė n'gojė po m'ja lshon,
flokt e bardha po m'ja lmon
e ja nisi p'e vajton;
- Me nafakė, bir, t'paēa lanė!
Ishalfa rritesh bahesh taman,
ishalla i get babės tan,
pėr krejt Kosovėn ti pleqnon!
Me ditė t'sodit je metė pa nanė.
U kthy kunetve ju ka thanė:
- Amanet, kunet, po jav la,
gjinin e djathtė jashtė me ma lanė!
Fort t'vogė1 djalin e kam.
Kur t'ban djali me kajtė pėr mue,
ju tė ura me ma prue,
me gji temin m'e pajtue!
Kqyr kunet shka kanė kallxue:
- Mos ki gajle, kem me t'ngue.
Me bismele nusja kĆ¢ka ēue,
me bismele ēue kĆ¢ka kanė,
, ni avdes t'paqė e kish pas marrė,
shahadetit s'po ja dan.
- Emėr zoti kshtu e pas ka ba,
n'kit vĆŖn shpirtin sot m'e dhanė.
Drejt tu ura nusja po shkon,
n'temel t'urės n'krah t'djathtė m'ish ra.
Kqyr kunet se shka po bajnė
Ā*me texhbirė kryet ja kanė marrė,
gurė e dhé sipri ja lshojnė.
Kanė nisė urėn p'e marojnė,
gjinin e djathtė jashtė ja kanė lanė,
qemer urės po m'i vnojnė.
Qemer urės m'i kanė vnue,
me qat ditė kurr ma s'Ć¢ rrxue.
Sod ai gji tamėl Ć¢ tuj kullue,
po shkojnė qorrat pėr sy m'u mjekue.
Urės 'Shejtė kėnga ju knue,
qysh Ć¢ kanė e kem kallxue.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve: 4292
Age: 54
Registration date: 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda dhe tregime te moēme shqiptare

Mesazh  Nimfa prej Fri Feb 18, 2011 3:00 am

Vat Losha i tregon Nopcsa-s*

Vati po gjuante cjepėr. Nė errėsirė e sipėr ai u rrėzua nga njė shpat, u plagos nė njėrėn kėmbė dhe humbi ndjenjat. Pasi erdhi nė vete dhe jehona i zgjoi tė therrurat nė kėmbė, ndezime njė shkrepse njė tufė bari dhe si pėr habinė e tij u gjend pėrpara njė grupi femrash. Disa prej tyre ishin tė bukura dhe kishin njė ngjyrė tė ēelėt nė fytyrė, tė tjerat ishin tė shumtuara dhe me ngjyrė tė zezė. Nė largėsi ai arrinte tė shihte pishtarėt e ndezur tė shokėve tė tij gjahtarė, tė cilėt ishin nė kėrkim tė tij.
Pėrmes grupit tė frikshėm tė grave Vati deshte t’u binte nė sy shokėve tė tij qė po e kėrkonin, por sa mė shumė qė ai pėrpiqej, aq mė shumė i ngushtohej rrethi, i cili e detyroi tė binte nė qetėsi dhe tė hiqte dorė nga pėrpjekjet pėr t’u vėnė re nga gjahtarėt e tjerė. Pėr tė parė mė mirė se kush ishin kundėrshtarėt e tij, ai hodhi nė prushin e mekur dhe disa tufėza tė tjera bari, kqyrri dhe njėherė pėrreth flakadanit, grupin e femrave dhe i pyeti disa prej tyre qė i kishte afėr, se kush po i binet nė qafė?. “Ne jemi orėt e njerzve, tė bukurat janė orėt e mira, tė zezat janė ato tė njerzve tė kėqinj. Nėqoftėse njė njeri mėkaton atij i shfaqet papritmas fytyra e orės sė tij”.
I plagosuri u nis padashje drejt lartėsisė dhe aty vuri re, se shumė prej grave u ngjanin tė afėrmėve tė tij. Lėvizja qė kreu i lėndoi kėmbėn dhe ai gulēoi. Jehona iu pėrgjigj sėrisht, por kėsaj rradhe ajo nuk i ngjau e largėt, pėrkundrazi, iu bė se ishte shumė afėr. “kush rėnkon kėtu?” pyeti ai nė ankth, po ato qė mė parė iu pėrgjigjėn. “Ora jote, e cila para teje nė tė njėjtin vend u rrėzua”. Nė atė ēast Vat Losha humbi sėrisht ndjenjat dhe u zgjua vetėm kur pishtarėt e gjahtarėve i ndriēuan sytė.
Nė fakt Vat Losha ishte me temperaturė, megjithatė klani i tij beson se ai vėrtetė pa orėn dhe foli me tė.


☼☼☼☼☼☼☼☼☼☼☼☼☼☼☼☼☼☼☼☼☼☼☼☼☼☼☼☼☼☼☼☼☼

“Faqja e zezė”, tė cilėn unė (Nopcsa) dua ta komentoj nė vijim tė tregimit tė Vat Loshės, pėrdoret shpesh si sharje nė Shqipėri. Dhe “Vraft i Ora” nė krahinėn e Shalės pėrdoret shumė si mallkim. Ora ėshtė shumė e njohur nė krahinat e tjera shqiptare, pėrveē asaj sė Dibrės, ku nuk njihet. Nėqoftėse dikush e kalon natėn nėn njė tis, nė Apripė tregohet se, orėt uleshin nė degėt e tij dhe atehėrė personit mund t’i realizohen dėshirat e kėrkuara. Megjithatė kjo nuk ėshtė dhe aq pa rrezik. Kėto “ora” mund tė jenė fare mirė “zanat” e pėrshkruara nga Hahn-i nė librin e tij Studime Shqiptare.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve: 4292
Age: 54
Registration date: 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda dhe tregime te moēme shqiptare

Mesazh  Nimfa prej Fri Feb 18, 2011 3:01 am

Nji djalosh kishte dalė pėr gjah ne malet e Shqipnisė. Nji shqipe fluturoi sipėr tij, dhe u ndal nė majė tė nji shkrepi. Shqipja ishte jashtėzakonisht e madhe dhe mbante nė ēapojt nji gjarpėn. Mbas pakė shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte ēerdhen. Djaloshi u ngjit atėherė nė majė te shkrepit, dhe gjeti nė ēerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpėnin e mbytun. Por gjarpėni nuk ishte vėrtetė i mbytun. Befas ai lėvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atė ēas djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetė gjarpėnin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmėn e krahėvet te shqipes.

"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.

"Foshnja asht imja, sepse unė e shpėtova nga gjarpėni qė ti nuk kishe mbyte" pėrgjegji djaloshi.

"Jepmė foshnjen time, dhe unė tė jap si shpėrblim mprehtėsinė e syvet tė mi dhe fuqinė e krahėvet tė mi. Ti do tė jeshė i pamposhtun dhe do tė quhesh me emnin tim!"

I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, qė tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shumė bishė tė pyllit, dhe me shpatėn e vet preu shumė anmiq tė vendit. Ndėr tė gjitha kėto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.

I ēuditun nga kėto punė, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, qė do me thanė "Bir i Shqipes", dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, qė do me thanė "Vendi i Shqipevet."

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve: 4292
Age: 54
Registration date: 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda dhe tregime te moēme shqiptare

Mesazh  Nimfa prej Fri Feb 18, 2011 3:01 am

Ėshtė njė nga tregimet mė tė bukura Leila. Tė falemnderit qė e solle.

Shqipja dhe gjarpėri, kam lexuar se edhe ilirėt i "adhuronin" (ASD-ja nderhyri ) ata qė nė lashtėsi. Ėshtė interesante tė krahasosh edhe mitologjinė e vjetėr. Edra (kuēedra) qė kish gjarpėrinjė nė kokė, pra me sytė e gjarpėrinjve ajo i ngrinte dhe i kthente nė gur ēdokė qė e shihte nė sy. Ndėrsa nė tė njėjtėn mitollogji, shqipja ishte plotėsuesja e dėshirave, dhe lajmėtarja e Zojsit (Zeusit nė ēamėrisht = Zoti) Mesa duket tė dyja, gjarpėri simbolizon djallzinė, me sytė qė ka dhe tė cilat tė gurėsojnė, ndėrsa shqiponja ėshtė nė krah tė Zotit, dhe nė krahė tė mirėsisė.

Ka edhe gjetje arkeologjike qė vėrtetojnė se gjarpri ish njė qėnie tė cilės njėrzit i luteshin qė nė kohėn e ilirėve, nėn kuptimin se ajo ishte djallėzore. Ndėrsa shqipja nė kahun tjetėr ėshtė pėr tė mirėn, shkathtėsinė, etj etj.

E keni vėnė re se nė flamurin tonė kokat e shqiponjės duken sikur tė njė gjarpėri? Gjithė mendoj pse nė versionin zyrtat janė ashtu!? Kjo pasi gjarpėri sipas gojdhėnave tona simblizon djallėzinė, dhe ndaj s'duhet tė duken si prej gjarpėri.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve: 4292
Age: 54
Registration date: 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda dhe tregime te moēme shqiptare

Mesazh  Nimfa prej Fri Feb 18, 2011 3:02 am

Arbėri fatmirė vė kusht me Turkun!
Turku i mburrej arberit se kali i tij fluturonte si zog me krahe , se s'kish kale ne bote qe t'ia kalonte ne vrap , se ai , turku , ishte gati te vinte cdo kusht , mandje edhe turkeshen e tij .
Edhe Arberi kish nje kale te mire .

E lidhen ata -arberi e turku - qe te leshojne kuajt me vrap e te fitoje i zoti i kalit qe do ike me shpejt e me tej .
Arberi vuri arbereshen , turku vuri turkeshen .
Kur degjoi per kete kusht , e bukura e arberit mbushi syte me lot , po nuk e theu zemren , mori kycet ne dore , hodhi trasten me elb krahut , zbriti ne quar , i vajti drejt kalit te te zot dhe i tha :
-Pa degjo , o kali yne ! Neser , ne luadh te madh , ti do te na mbrosh nderin tim dhe te tim zoti ! Une kam ne arke nje brez te argjende , qe e mbaj festave . Po te na nxjerresh faqe bardhe , kete brez do ta fal ty , do ta beje nenbarkese .
Atje kam dhe nje cohe te belluste qe do te ta bej paravithe , gjerdanin e arte te qafes do ta bej fre . Te lutem , o kali yne i mire , neser , ne luadh te madh , te na mbrosh nderin : nderin tim dhe te tim zoti !
Kali hengelliu .
E bukura e arberit i vari ne koke tarasten plot me elb , dhe pastaj shkoi e mbushi uje kroi .
Kur u gdhi dita , trimi arber dhe qeni turk dolen kaluar ne luadh te madh tek ish mbledhur shume bote per te pare dhe i leshuan kuajt vrap .
Kali i turkut beri shtateqind rade e u lodh , kali i arberit beri nanteqind rade e nuk u lodh . Ai mbrojti nderin e te zot dhe te se zonjes , e la prapa kalin e turkut dhe fitoi kushtin e te zot !
Nderkaq e bukura e arberit rrinte ne dere dhe verente diellin
Zemra i rrihte .
-c'u be , valle trimi im ? Pse nuk vjen te ma qetesoje zemren ?
Tek rrinte keshtu , tere ankth , arriti nga luadhi i larget nje pellumb i madh dhe i tha :
Gezohu moj e bukura arbereshe ! Kali i tet zoz e la prapa kalin e turkut . Behu gati ta presesh trimin fatmire !
Arberesha mori plot gaz draperin , hyri ne kopesht dhe mlodhi trendafile te kuq e te bardhe , pastaj thuri dy kurora dhe i vari ne krye te shtratit .
Nameta hingelliu kali ne dere . Kish sosur i zoti me turkeshen ne vithe te kalit . Arberesha zbriti shkallet me kupen plot vere ne dore e trasten plot elb ne krahe . Kupen ia zgjat te zot .
-Pi , o im zot . Na rruat kali qe na nxorri faqe bardhe !
Trimi fatmire piu kupen me vere dhe i tha te bukures :
-Moj zonje , moj e bukura ime ! Ja tek te solla turkeshen ne vithe te kalit , qe te tunde djalthin kur te vesh ne djep te flere .
Pastaj trimi perqafoi te bukuren .

Marre nga libri tregime te mocme shqiptare , u shkrua nga une .

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve: 4292
Age: 54
Registration date: 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda dhe tregime te moēme shqiptare

Mesazh  Nimfa prej Fri Feb 18, 2011 3:02 am

Bija e Hėnės dhe e Diellit
Ish njė nėnė, kish njė djalė. Tė vetėm e kish. E donte me pėrgjėratė. Djali dilte pėr gjah. Nėna e porositi:
- Bir, bir. Gjithė maleve tė gjuash, veē nė mal tė kuēedrės mos gjuaj. Se kuēdra ėshtė shumė e keqe bir, tė ha tė pėrpin. Atje kanė shkuar shumė trima e nuk janė kthyer prapė...
Djali nuk e dėgjoi nėnėn por e dėgjoi vashėn e zemrės.
Ajo i tha:
- Trim, nė mė do mua, nė asnjė mal tė mos gjuash, vetėm
nė mal tė kuēedrės tė gjuash!
Trimi e donte shumė vashėn e bukur e nuk ia shkelte kurrė fjalėn. Pra, u ngrit e shkoi tė gjuante nė mal tė kuēedrės. Sapo u ngjit atje lart, zuri tė lėkundet dheu, me gjithė gurė e drurė. Na i doli pėrpara kuēedra e madhe me shtatė krerė dhe shtatė brirė, me sytė si pishtarė tė ndezur, me gojėn sa njė shpellė, me flatra nė kurriz si krahėt e lakuriqit tė natės, po shumė tė mėdha. Nxirrte tym e flakė tė verdha nga goja. Kjo flakė digjte e pėrvėlote barin, lulet, shkurret. Pėrpoqi tri herė bishtin dhe u bė tėrmet i madh. Djali nuk u tremb: vuri shigjetėn nė hark. Shigjeta u nis, fėrshėlleu po nuk i bėri asgjė kuēedrės. I ra me shtizė, por as shtiza nuk i bėri gjė. Nxori shpatėn, po kucedra lėshoi njė grahmė kaq tė fortė sa shpata i ra nga dora. Kėshtu trimi mbeti pėrballė kuēedrės pa shigjeta, pa shtizė, pa shpatė. Kucedra qeshi me tė shtatė gojėt, iu afrua, e pėrcėlloi me flakė dhe i tha:
- Tani unė do tė ha o djalė se ti shkele malin tim. Nuk ke dėgjuar ti se ai qė shkel kėtė mal nuk mbetet i gjallė? Kėtu kanė ardhur shumė trima tė tjerė pėrpara teje dhe tė gjithė i kam ngrėnė. Edhe ty do tė ha, bėhu gati.
- Moj kuēedėr stėrkucedėr, unė e shoh se ti do mė hash. Me tė vėrtetė qėnke shumė e fortė. Tė lutem vetėm pėr njė gjė: mė lėr tė shkoj gjer nė shtėpi qė ti kėrkoj nėnės uratėn e vdekjes. Pastaj do tė kthehem kėtu qė tė mė hash.
- Cdo tė mė japėsh ti mua po tė tė lė tė shkosh?
- Do tė tė jap besėn time!
- Mirė, nėma besėn e shko.
Djali i dha besėn kucedrės, zbriti malin, shkoi drejt e nė shtėpi e i tha nėnės:
- Zonja mėmė, mua mė zuri kuēedra nė malin e saj tek po gjuaja e tani do mė hajė. Unė i dhashė besėn se do tė kthehem dhe ajo mė lėshoi. Tani falmė uratėn e vdekjes se do shkoj tė mė hajė. Nėna lėshoi kujėn: qau, bubutiu:
- Bir, o bir! C'tu desh tė shkoje nė mal tė kuēedrės?
Pse s'mė dėgjove mua? Mos shko!
- Jo nėnė do shkoj se i kam dhėnė besėn kuēedrės.
Trimi buzėqeshi hidhur e u pėrgjunj qė nėna t'i japė uratėn e vdekjes: ai i puthi dorėn, ajo i fali uratėn, u vesh me tė zeza, u mbyll nė shtėpi...
Djali shkoi tek vasha e zemrės e i tha:
- Tė falem moj e bukura ime! Kam ardhur tė tė lė lamtumirėn se unė do tė shkoj e nuk kthehem mė. Do tė mė hajė kuēedra se mė zuri tek gjuaja nė malin e saj. Shigjeta nuk i bėri gjė, shtiza nuk e preku, shpata mė ra nga dora kur u mata ta qėlloj. I dhashė besėn se do kthehem prapė tė mė hajė. Pra mbeē gėzuar moj e bukur!
Vasha vuri buzėn nė gaz.
- Tė vjen keq qė do tė tė hajė kuēedra?
- Jo moj e bukur. Ti mė ke falur kaq ngazėllime me bukurinė tėnde e me buzėqeshjen tėnde sa shkoj nė vdekje pa asnjė pengesė. Qofsh e lumtur e rri me shėndet, se dua tė arrij sa mė shpejt, mė pret kuēedra.
- Prit djalė se do tė vij dhe unė nė mal me ty..
Djali i vrenjt.
- Mos eja moj e bukura ime se atje tunden gurėt dhe drurėt: kuēedra ėshtė shumė e keqe, tė ha tė pėrvėlon, tė pėrpin.
- Unė nuk vij po tė rrish dhe ti me mua pėrngaherė.
- Nuk mund moj vashė, i kam dhėnė besėn kucedrės dhe nuk e shkel dot... Mė mirė i vdekur sė besėshkelur.
- E bukura qeshi dhe i tha:
-Do tė vij me ty!
Vasha i hipi njė kali tė bardhė, trimi i hipi njė kali tė zi e ia morėn pėrpjetė malit tė kuēedrės. Vasha dukej si e veshur me dritė. Djali e shikonte dhe drithėrohej. Thosh me vete: "Qysh t'a hajė kėtė bukuri kuēedra? Ah sikur tė kisha tre jetė... Do t'ia falja tė tria kucedrės qė ta linte vashėn tė kthehej nė shtėpi dhe tė jetonte e lumtur".
E bukura e vuri re se ai diē bluante nė mendje dhe e pyeti:
- Cmendon ti o trim?
Ai tha cmendonte:
- Tė kisha pasur moj e bukur, tri jetė, do t'ia falja tė tria kuēedrės qė ti tė shpėtoje e tė ktheheshe pėrsėri nė shtėpi e tė rroje e lumtur.
Ajo e vėshtroi tėrė gaz.
- Edhe pa ty?
- Qoftė edhe pa mua...
- Kaq shumė mė do?
- Shumė...
Ndėrkaq bubulloi tėrė mali, u tundėn gurėt dhe drurėt. Doli kuēedra me shtatė krerė dhe ia mori kėngės:
- Lumja unė e lumja! Kisha njė mu bėnė dy! Po mė vjen njė vashėz e njomė. Do ta ha t'a pėrpij"
Vasha e bardhė qeshi e ia ktheu:
- Mjerė ti mjerė moj kuēedėr! Kishe njė e s'ke asnjė. Dhe ti vetė do hysh nė fund tė dheut, se ky mal ėshtė i njerėzve dhe do jetė i njerėzve.
Vasha e trimi iu afruan kuēedrės. Kjo zuri tė mprehė dhėmbėt e tė lėshojė zjarr nga goja. Po me njė tė shikuar vasha e mbėrtheu nė vend. Kuēedra u tremb, u mundua tė prapset.
- Cila je ti moj vashė e bardhė, qė mė kall tė ngjethura nė shtat? C'ėshtė kjo dritė qė tė furfurin nė
fytyrė? C'ėshtė ky zjarr qė po mė djeg kėshtu?
- Jam bija e hėnės dhe e diellit, jam pika e qiejve qė bie kudo, nė male e fusha, mbi kryet e tė liqve pėr tė mirėn e tė mirėve pėr shpėtimin e njerėzve.
- C'e ke ti kėtė trim moj vashė e bardhė?
- E kam shoqin e jetėve.
- Vashė mbi vashėzat e dheut, - i tha kucedra - kthehu e gėzuar. Trashėgofsh tė ritė tėnd me trimin e zgjedhur. Paski qėnė tė dy tė besės e mė mundėt.
- Po ti moj kuēedėr e stėrkuēedėr, ēdo tė bėsh tani ? - e pyeti bija e hėnės dhe e diellit, qė mbante nė dorė njė shigjetė drite: pikė e qiellit.
- Meqė ti mė munde, unė s'kam vend nė kėtė botė: do tė hyj nė fund tė dheut e nuk do tė dal kurrė mė.
Dhe kuēedra u zhduk e nuk doli mė: ndofta u dogj u bė hi, ndofta u fut nė fund tė dheut.
Ata tė dy - vasha e bardhė dhe trimi i besės - rruan e trashėguan jetė pas jete. Edhe nė mal tė kuēedrės gjahtarėt zunė tė venė pėr gjah si nė gjithė malet e tjerė. Atje zunė tė kumbojnė kėmborė koperash dhe sėpatė druvarėsh.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve: 4292
Age: 54
Registration date: 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda dhe tregime te moēme shqiptare

Mesazh  Nimfa prej Fri Feb 18, 2011 3:03 am

Besa e Kostandinit
Gjashtė e gjashtė dymbėdhjetė,
Doruntina trembėdhjetė !...
Ish njėherė e njė mot njė nėnė shumė e mirė i kish dymbėdhjetė bij tė hijshėm. Tė trembėdhjetėn kishte njė bijė tė bukur mbi shoqet tė gjitha, qė ia thoshin Doruntinė .
Vasha u rrit e u bė pėr tu martuar. Mirėpo nga bujarėt e atij vendi askush nuk e gėzoi. Tė gjithė e dėshironin askush s'guxonte ta zėrė nuse, sepse nuk e ndjente veten tė zotin pėr ta marrė pėr shoqe. Atėherė na vjen njė trim i largėt; i mirė, i hijshėm, i fisėm dhe nis dėrgon shkesė dallėndyshen qė t'a
kėrkojė Doruntinėn nuse. E ėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e mėdhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonėse i mirė e i fisėm, ishte nga njė vend shumė i largėt. Vetėm i vogli, Kostandini donte.
- T'ia japim zonja mėmė - thosh ai - se trimi ėshtė i mirė. Mė ka hyrė nė zemėr.
- Kostandin biri im, cfarė po thua ti kėshtu? - ia kthente e ėma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinėn time? Se nė e daēa pėr gėzim, pėr gėzim nuk do t'a kem; se nė e daēa pėr helm, pėr helm nuk do t'a kem.
- Tė jap besėn zonja mėmė, se kur t'a duash ti Doruntinėn, qoftė pėr gaz qoftė pėr helm, vete unė e
t'a sjell!.
Mėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit u bindėn: e vluan dhe e martuan Doruntinėn me trimin e largėt. Bėnė dasmė nėntė ditė. Tė dhjetėn trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij i largėt. Mėma e vasha qanė me lot kur u ndanė ...

... Shumė luftra u luftuan atė mot te dheu ynė, se kish ardhur i huaji t'a shkelte e t'a pushtonte. Tė
dymbėdhjetė vėllezėrit dolėn tė luftojnė pėr vendin e tyre dhe u vranė njė pas njė tė gjithė.
Kur iu vra djali i parė, mėma psherėtiu e tha:
- Biri im unė nuk kam helm e nuk do tė tė qaj, sepse ti re pėr dheun tėnd e mė mbeten dhe njėmbėdhjetė bij tė tjerė pėr luftė.
Kur iu vranė gjashtė, qė tė gjashtė trima e tė dashur, ajo derdhi vetėm nga njė lot pėr secilin e bėri vetėm nga njė vajtim. Po kur nisėn t'i vriten dhe tė tjerėt, mėmės iu kėput zemra dhe lėshoi njė psherėtimė tė madhe sa uturoi tėrė vendi:
- Mjerė unė, ē'helm i madh tė mos kem Doruntinėn pranė nė kėtė zi qė mė mbuloi shtėpinė!.
Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mėma shkuli leshrat e bardha e thirri:
- Bobo, ē'vdekje, e nėmosura vdekje! Ti mė more dymbėdhjetė bij e tani kush mund ta dijė a s'ma ke
marrė edhe bijėn time tė vetme, bijėn time tė dėshiruarėn!
Kur u gdhi e shtuna e tė vdekurve, mėma vajti te varret e tė bijve. Dymbėdhjetė djem kish pasur,
dymbėdhjetė varre kish tani... Mbi ēdo varr ndezi nga njė qiri e bėri njė vajtim, po mbi varr tė Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bėri dy vajtime, qau me ngashėrime dhe thirri tre herė:
- O biri im! O biri im! O biri im!...
Edhe tri herė tė tjera:
- O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin!
Pastaj u shemb pėrdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:
- Kostandin, o biri im, ku ėshtė besa qė mė dhe, se do ma sillje Doruntinėn, tėt motėr? Besa jote vdiq bashkė me ty e kalbet nė varr tė zi!
Kėshtu tha dhe e lau gurin me lotėt e syve.
Nė mesnatė Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bė kalė i zi si nata. Edhe dheu i zi u bė shalė e zezė si nata. Rrotulla qė mbante gurin u bė fre i argjendtė. Trimi i hipi kalit, u pėrkul pėrpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si frymė male e fusha, hodhi lumenj e pėrrenj, la prapa katunde, kodra , pyje...
Kostandini arriti te shtėpia e motrės kur kish dalė dielli. Ajo ndodhi ditė e kremte. Nė shesh, pėrpara shtėpisė, gjeti tė bijtė e tė motrės, nipėrit e tij, qė loznin e vraponin pas dallėndysheve, I pyeti:
- Bij tė zemrės, ku ėshtė zonja, mėma juaj?
- Kostandin, o zoti lalė, - i thanė ata - mėma jonė po hedh valle nė fshat, atje tek bėhet dasmė.
Kostandini shkoi shpejt tek vallja e parė, pa njė luzmė vashash tė bukura tek kėndonin e vallonin dhe tha me vete : "Tė bukura jeni, moj vasha, por pėr mua nuk jeni, sepse unė s'jam nga kjo botė...". Dhe u afrua tė pyesė:
- Gėzuash, o vasha tė bardha! A ėshtė me ju Doruntina, motra ime?
- Shko pėrpara trim, se do ta gjesh tek kėrcen hareshėm veshur me petk tė ndritshm kadifeje.
Kostandini vajti tek vallja e dytė dhe u mat tė pyesė pėrsėri, po Doruntina e pa vetė dhe i thirri:
- Kostandin, o im vėlla!
Dhe iu afrua e pėrqafoi.
Kostandini i tha:
- Doruntinė, motra ime! Eja tė shkojmė. Tė do zonja mėmė nė shtėpi!.
Mė thuaj vėlla, si tė vij unė atje? Po tė mė dojė pėr gaz , do tė vete tė marr stolitė mė tė mira, por po tė mė dojė (mos qoftė e thėnė) pėr helm, do vete tė vishem me tė zeza.
- Eja motėr, ashtu si je!.
E mori nė vithe tė kalit. Kali ikėn si shakullimė. Ata kapėrcejnė si nė ėndėrr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e pėrenj. Hėna e yjet kanė shtangur lart e shikojnė me tė drojtur.
Gjatė udhės, motra e pyet vėllanė:
- Kostandin, vėllai im, pėrse shpatullat e gjėra tė janė mbushur me myk?
- Doruntinė, motra im , shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave nė luftė. Se nė vendin tonė u bėnė luftra tė mėdha, erdhėn armiq tė na shkelin dhe ne tė gjithė dolėm tė luftojmė.
- Kostandin, vėllathi im, pėrse flokėt e derdhura i ke gjithė pluhur?
- Doruntinė motra ime, gjatė udhės kishte shumė pluhur dhe mi pluhrosi flokėt.
-Kostandin vėllathi im, pėrse vėllezėrit e mi tė bukur si drita, s'kanė dalė pėrpara tė na presin?
- Doruntinė, motra ime, ndoshta janė nė lodėr e s'presin tė vemi sonte.
- Kostandin vėllathi im, pėrse dritaret e shtėpisė janė mbyllur sot krejt?
- Doruntinė motra ime, i kemi mbyllur se fryn erė e fortė e dimrit nga deti.
Kur arrinė pranė kishės, Kostandini i tha motrės:
- Ti shko pėrpara se unė dua tė hyj tė pėrgjunjem!
Kostandini shkoi e hyri prapė nė varr tė zi. Kali u bė prapė gur, shala u bė dhč dhe freri i argjendtė u bė rrotullė. Dhe pėrsėri reth e qark zotėroi heshtja e vdekjes.
Ndėrkaq Doruntina ngjiti shkallėt dhe trokiti gazmend nė derė.
- Mėmė hapma derėn!
- Kush je ti qė trokėllin aty tek dera?
- Hapma zonja mėmė - Jam jot bijė Doruntina.
- Ikė tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretė. Ti mi more tė dymbėdhjetė bijtė e tani ke ardhur tė mė
marrėsh dhe mua qė tė mos e shoh mė Doruntinėn time!
- C'po thua ashtu zonja mėmė? Nuk ma njeh zėrin? Besa zonja mėmė, jam unė vetė, Doruntina jote.
- Ngul gishtin tek vrima e kycit qė tė ta shoh e tė t'a njoh.
Doruntina nguli gishtin e vogėl tek vrima e kycit - atė gisht tė hollė e tė bardhė. Mėma ia njohu sakaq e i hapi derėn.
- Kush tė solli kėtu, o zemra ime?
- Mė solli Kostandini, im vėlla.
- Cili Kostandin, moj bijė? Kostandini im ka vdekur bashkė me tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e tjerė. U vranė nė luftė...
Dhe si rinin tė dyja,
njėra tek praku e tjetra nė derė,
plasėn si qelqi me verė...

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve: 4292
Age: 54
Registration date: 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda dhe tregime te moēme shqiptare

Mesazh  Nimfa prej Fri Feb 18, 2011 3:03 am

Gjergj Elez Alia
Trim mbi trima kishte qėnė gjithmonė Gjergj ElezAlia. Vjetė e vjet ai i kishte dal zot truallit tė tė parėve, ia kish mbrojtur nderin .Kish luftuar me topuz
e shpatė kundėr armiqve tė derdhur kėtej nga deti e nga toka pėr tė shkelur vendin, pėr t'a dhunuar e zhveshur. Dhe tė gjithė kėta armiq Gjergj Elez Alia i kish shtrirė pėrtokė pa frymė. Por nė luftrat e shumta me dhunonjės tė shumtė trimi ynė kishte marrė nėntė plagė nė shtat dhe tani kishte nėntė vjet qė dergjej nė kullė. Atė e kishin harruar tė gjithė dhe e kishin lėnė nė dorė tė fatit. Nuk e kishte harruar vetėm e motra qė i rrinte ditė e natė mbi krye. I lante plagėt me ujėt e gurrės nėntė vjece, ia shpėlante me lotėt e syve tė saj, i terte gjakun me flokėt e ballit; shtatin ia lidhte me shamitė e nėnės, ia hijshonte me petka e moēme tė tatės; armėt e brezit ia rendiste mbi krye. Sepse kur i shihte armėt pranė, bacė Gjergji e ndjente zemrėn ende tė ngrohtė, i ngjallej njė fill shprese. Ai i duronte si burrė dhembjet e plagėve kur i ndėrronte motra shtatin.Vetėm njė dhembje nuk e duronte dot Gjergji. Dhembjen pėr motrėn e dashur tė varrosur sė gjalli pranė tij, nė kullėn e lartė, qė t'i mjekonte plagėt, tė pėrkujdeseshe pėr tė. Kjo dhembje e shtrinte Gjergjin si tė vdekur, pa frymė. E motra e Gjergjit s'kish patur kurė ēaste gėzimi. Ndėrsa shoqet e saj gėzonin tė ritė e tyre, kishin dashuruar, ishin martuar kishin lindur fėmijė, ajo rrinte gjithnjė mbyllur nė kullė pranė Gjergjit tė sėmurė.
Kėshtu kaluan tė nėntė vjetėt. Vitin e nėntė u hap e mori dhenė fjala gjėmėmadhe se kish dalė nga deti njė bajloz i zi, trim i fortė e i prapė, mė i lig nga gjithė bajlozėt e tjerė qė kishin shkelur gjer atėherė truallin tonė. Ky bajloz i prapė i kishte hedhur vendit njė rreng tė rėndė; ēdo derė ti jepte njė dash tė pjekur, ēdo vatėr ti dėrgonte njė vashė tė njomė Bajlozi vriste ditė pėr ditė, digjte javė pėr javė njė krahinė. Kishte vrarė aq kreshnikė sa tani askush s' kish zemėr t'i dilte pėrpara e t'i priste hovin, sepse topuzi i tij ishte shumė i rėndė, shpata e tij ishte shumė e mprehtė dhe shigjeta e tij pėrshkonte tej e tej trupin e kreshnikut. Kėshtu tėrė vendi lėndonte nėn thundrėn e tij.
Gjergj Elez Alia s'dinte gjė; ai dergjej nė shtrat si i vdekur e i pakallur nė varr. Askush nuk vinte t'i qante brengėn e ti kėrkonte ndihmė sepse e dinin se s'kishte forcė as tė dilte tek pragu i derės. Kur i erdhi rradha shtėpisė sė Gjergjit qė t'i jepte Bajlozit haraēin, dashin e pjekur dhe motrėn, kjo, motra, qau me lot dhe u ankua dhe nėmi
- O vėlla , po qysh na harroi neve vdekja e s'na mori
Nėna e tata kalben tė vdekur nėn blir.
Shtati i vėllait kalbet sė gjalli brenda nė shtėpi.
Shtati i motrės do tė bjerė nė duart e balozit tė zi ...
Pse vallė nuk shėmbet kjo kullė tė na zėrė brenda tė vdekur ?
Pse s'bėhet gėrmadhė kjo shtėpia jonė ?
Vdekja ėshtė mė e ėmbėl moj e zeza nėnė se sa jeta pa nder.
Atėherė Gjergji u zgjua, shikoi pėrreth e s'dinte ē'kishte ndodhur. Kish ndjerė qė i ishte lagur fytyra dhe kish pandehur se kulla i ishte rrėnuar aq shumė sa ia shtinte shiun brenda. Zemra iu bė copė, shikoi motrėn; dy vija lotėsh ia pėrshkuan faqet e tretura. Dhe nga pikėllimi mallkoi kullėn;
- Hej, u nxifsh moj kulla ime! Tė mbuloftė
fund e krye lemashku. Paē banorė brevėn e gjarprit!
Si mė lėshove ti kaq shpejt pikat e shiut brenda nė shtrat ?
Motra ia fshiu me dorė tė dredhur lotėt e i tha:
- Jo, more vėlla, nuk bie shi pėrjashta e nuk pikonēatia e kullės.
Ty tė kanė lodhur fort plagėt e shtatit dhe shkretia,
prandaj s'di ē'flet; sytė e mi pikojnė lot vėlla !
Atėherė Gjergji i shtrėngoi dorėn me atė pėllėmbėn e thatė, i lėmoi ėmbėl fytyrėn, e shikoi me ata sytė e mallit dhe i foli me zjarr, si nuk kish folur kurrė:
- Pse qan moj motėr ? Pse ma thyen kaq shumė zemrėn ?
Shtati im ka nėntė vjet qė po kalbet sė gjalli.
Nė kėta nėntė vjet Gjergji yt s'ka pasur kurrė pushim e
ka fėrfėlluar gjithnjė si ai gjethi i ahut nė faqe tė shullėrit.
Vallė a s'ke pasur tė hash e tė pish nė kėta nėtė vjet ?
A s'tė ka mbajtur ty vėllai me tė veshur e tė mbathur ?
A tė ka rėnduar ndonjėherė me fjalė ?
Apo tu mėrzit vėllai dhe tė ka lindur dėshira tė martohesh e ta braktisėsh ?
Atėherė motra, ia mori dorėn, ia vuri mbi ballin e saj dhe iu pėrgjigj bukur:
- Oh vėlla ! Kaq shumė tė paska mėrzitur vuajtja qė mė flet kėshtu ?
Hyfsha gjallė nėn dhč nė mė shkon mendja pėr t'u martuar.
tė ngrėnė e tė pirė kam patur mjaft vėlla.
Edhe tė veshur e tė mbathur kam pasur mjaft,
Kurrė s'mė ke rėnduar me fjalė si sot.
Unė ty tė kam tatė, ty tė kam vėlla.
Po sot bacė Gjergji dua tė qaj njė brengė tė madhe.
Si nuk t'u pėrkėmb vallė shtati nė kėta nėntė vjet qė tė dalėsh gjer te praku i derės ?
Si nuk u tha motra jote - e thaftė vera !
Po qysh tė duroj unė e zeza turpin e ti shkoj bajlozit nė derė ?
Kur dėgjoi kėto fjalė, bacė Gjergji i harroi tė nėtė plagėt e shtatit, i harroi tė nėtė dhimbjet dhe brofi drejt e mė kėmbė sikur tė mos paskėsh lėnguar kurrė nė shtrat: i hollė, i gjatė, ashtu siē kishte qėnė dikur trim mbi trima. I tha sė motrės:
- O motėr, merr tani gjogun e luftės e zbrit shpejt deri tek nallban vėlami.
I thuaj: " Tė dėrgon falmeshėndet Gjergji, t'ia mbathėsh mirė gjogun me patkonj hekuritė farkuar e thumba trunxhi, se do ti dalė bajlozit nė shesh tė burrave ".
Po s'desh tė ma mbathė gjogun nallban vėlami,
hipi sėrish e shko nė derė tė nallban dashamirit.
Vajza i hipi gjogut, e ngau shpejt, zbriti nė qytet e shkoi drejt tek nallban vėllami.
- Puna e mbarė o nallban vėllami !
- Mbarė paē, moj vashė e largėt !
- O vėllam, tė dėrgon falėmeshėndet bacė Gjergji t'ia mbathesh mire gjogun
me patkoj hekuri tė farkuar e thumba trungji,
se do t'i dale baljozit nė shesh tė burrave.
Mirėpo nė kėta nėntė vjetėt, qė kur Gjergji ish varrosur sė gjalli breda nė kullė, nallban vellami e kish harrur fare vėllazėrinė e vjetėr. Ai nisi t'i flasė sė prapthi sė motrės sė bacė Gjergjit.
- Po tė m'i falėsh - tha -moj vashė, ata sytė e ballit,
unė do tė shpėtoj Gjergjin tėnd:
do t'ia mbath mirė gjogun e do t'ia bėj tė fluturoje si era.
Motra e Gjergjit ia ktheu me zemėrim:
- C'po thua ashtu, o nallban, tu thaftė goja ?
un pandeva se pata ardhur nė derė tė vėllamit,
po e shoh se paskam rėnė nė derė tė magjypit.
Kėta dy sy unė ia kam falur njė hėrė e pėrgjithmonė
nėnės e tatės qė kalben nėn dhč,
ia kam falur Gjergjit tim qė kalbet me nėntė plagė mbi dhč !
Kaq i tha motra e Gjergjit nallban vėllamit qė e kish
harruar vėllazėrinė dhe i ra kalit e shkoi te nallban dashamiri.
- O nallban dashamiri - i tha - tė dėrgon falėmeshėndet
bacė Gjergji, t'ia mbathėsh mirė gjogun me patkonj tė
farkuar dhe me thumba trungji,
se do tė dalė tė luftojė me bajlozin e detit.
Nallban dashamiri s'ia bėri fjalėn dy po ia mbathi kalin mirė e bukur si pėr vete.
- I thuaj - tha - falėmeshėndet bacė Gjergjit e daltė faqebardhė nė luftė.
- Rrofsh e qofsh o nallban dashamiri !... - ia ktheu vasha.
Mbrėmanet vajza u kthye nė shtėpi dhe gjeti Gjergjin tek po priste nėn hijen e blirit
: i veshur e mbathur me armėt pranė. Ai kishte mposhtur dhimbjen e shtatit pėr tė ruajtur nderin e shtėpisė sė vet e tė gjithė vendit pėr hakmarrje.
C'bėri Gjergj Elez Alia ?
Ia dėrgoi falėmeshėndet Bajlozit tė detit dhe i tha :
- Unė s'kam vashė pėr ty o bajloz !
Deshtė e vathės nuk i kam majmur pėr ty.
Kam vetėm njė motėr nė shtėpi po nuk ta jap dot
se s'ka kush tė mė lidhė plagėt e shtatit.
Pra tė pres tė dalėsh nė dyluftim nė shesh tė burrave.
Kur zuri drita tė zbardhė majat ata tė dy, Gjergji dhe Bajlozi i detit dolėn kaluar nė fushė tė luftės dhe zunė t'a thumbojnė shoqishoqin me fjalė. Bajlozi ish veshur me parzmore tė rėnda hekuri, kish vėnė nė kokė pėrkrenare celiku ish armatosur me
kėpucė tė rėnda dhe shpatė tė gjatė dhe kalin e kish ngarkuar me pllaka hekuri. Tundej dheu ku shkelte. Sapo pa Gjergjin tė ligur e tė tretur, kaluar mbi gjog, bajlozi qeshi me tė madhe dhe i thirri :
- Nga varri qenkė ngritur o Gjergj!
Pse mė ke nxjerė kot bre burrė nė fushė tė luftės ?
A nuk e di ti se mua mė thonė bajloz deti ?
Unė kam shembur nga kali shumė kreshnikė dhe i kam dėrguar nė botėn tjetėr.
Ty do tė shemb me gishtin e vogėl !
Gjergji ia ktheu bukur :
- Mirė po thua o bajloz tė lumtė goja !
Vėrtetė unė kam nėntė vjet qė kam marrė udhėn e varrit
se kam nėntė plagė nė shtat, po pa arritur ende nė varr
ti mė ktheve prapė, sepse ti mė ke kėrkuar motrėn
pėrpara se tė mė kėrkosh dyluftimin,
ke kėrkuar berat pėrpara se tė kėrkosh barinė,
unė kam ardhur kėtu tė tregoj se ē'na thotė kanuni i tė parėve tanė;
tė mos lėshojmė gjėnė para se tė lėshojmė armėt,
tė mos i japim kurrė motrat bajlozit para se tė vritemi me shpatė nė shesh tė luftės.
Bėhu gati bajloz se tė ka ardhur dita e fundit. Kėtu i thonė Gjergj Elez Alia.
I lėshuan kuajt vrap nė fushėn e luftės tym mė tym . Bajlozi i prapė mori nė shenjė i pari dhe hodhi topuzin . Gjogu i Gjergjit pėrkuli tė dy gjunjėt dhe u ul. Topuzi i rėndė i bajlozit i fluturoi Gjergjit mbi krye dhe u ngul tutje dymbėdhjetė pash thellė nėn lėndinė. Pluhuri u ngrit dymbėdhjetė pash lart. Kur i erdhi rradha Gjergjit e hodhi bukur topuzin e vet dhe e qėlloi bajlozin nė shteg tė ballit. Bajlozi u pėrkul dhe u gremis i vdekur. Kur u gremis u tund tėrė fusha. Kali mori arratinė . Gjergji nxori menjėherė shpatėn e mprehtė dhe ia ndau kryet nga trungu. Kryet ia vari nė modhė tė shalės. Trungun ia hoqi zvarė pėr kėmbe nėpėr fushė pėrmes ferrash dhe drizash dhe ia hodhi nė njė pėrrua. Gjaku i bajlzoit tė zi rrodhi nėpėr pėrrua, nxiu gjithė lumin. Tre vjet rresht vendi rreth e qark kundėrmoi erė kėrme...
Si e vrau bajlzoin e zi , trimi u kthye fitimtar nė shtėpi, mblodhi gjithė shokėt e u tha : -pa dėgjoni o shokėt e mi, falė ju qofshin kullat e mia, falė ju qofshin gjithė paret e mia, falė ju qoftė gjithė malli dhe gjėja ime, amanet motrėn e Gjergj Elez Alisė.
Dhe trimi u hodh tė pėrqafonte motėrzezėn qė e priste me gėzim. Tė dyve zemrat u pushuan pėrnjėherėsh. Vėlla e motėr ranė pėrdhe tė vdekur. Vdekje mė e lehtė dhe mė e ėmbėl s'ish parė kurrė. Shokėt vajtuan me gjėmė tė madhe, hapėn pastaj njė varr tė gjerė sa t'i nxėrė tė dy vėlla e motėr tė pėrqafuar. Varrin e rrethuan me njė muranė tė bukur qė tė mos harrohej kurrė se sa shumė e kishte dashur vėllai motrėn dhe motra tė vėllanė, tė mos harrohej trimi i madh Gjergj Elez Alia, qė mbrojti nderin e vet dhe tė shtėpisė dhe qė shpėtoi vendin nga dhunat e bajlozit tė zi. Mbi krye shokėt u mbollėn atyre tė dyve njė bli tė bukur, atje pushon ngaherė zogu i verės...
Kur nisi tė dushkohet mali qyqja qėndroi mbi muranėn e varrit tė ri se e gjeti blirin tė tharė. Fluturoi mbi sarajet e zeza dhe e gjeti tėrė kulmin tė shėmbur pėrdhe. Atėherė zuri vend nė njė dritare dhe i tha me pėrbetim shtegtarit qė shkonte udhės:
- Dėgjo o shtegtar i malit, nė qofsh duke kėnduar
kur tė afrohsh kėsaj ane pushoje kėngėn tėnde,
nė qofsh duke qarė kur tė afrohesh kėsaj ane

shtoje dhe mė shumė vajin e gjėmėn.
Unė kėrkova bjeshkė mė bjeshkė,
verova verim mė verim,
mjerova shtėpi pas shtėpije
por kėrkund nuk e pashė njė trim si Gjergj Elez Alia.
Tė gjitha shkuan e vanė,
Gjergj Elez Alia vdiq, motra e dhembshur vdiq,
kulla e lartė u shemb dhe murana e varrit s'njihet mė,
as kulla e dikurshme,
po doli kėnga qė shkon si njė yll drite nėpėr shekuj
pėr tė kėnduar trimėrinė e vėlait dhe dashurinė e motrės,
fismėrinė e shpirtit tė madh shqiptar
dhe kėnga nuk vdes kurrė....

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve: 4292
Age: 54
Registration date: 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda dhe tregime te moēme shqiptare

Mesazh  Nimfa prej Fri Feb 18, 2011 3:04 am

Rozafa
Krenare ngrihet mbi Bunėn e gjerė dhe mbi qytetin e Shkodrės kėshtjella e lashtė e Rozafatit.
Kur ėshtė hedhur guri i parė i nė themelet e kėsaj
kėshtjelle? S'dihet . Historia e saj humbet nė mjegullėn e lashtėsisė ilire, banorėve tė mocėm tė kėsaj mėnge. Njė gjė dihet mirė e qartė ; atė e kanė pasur dikur labeatėt dhe pastaj Ardianėt, qė ishin fise tė forta ilire.Nė atė kohė tėrė bregu i kėtejshėm i Adriatikut, gjer nė Tergesten e bujshme apo Triesten e ditėve tona, ishte breg ilir. Mė vonė u derdhėn kėtej romakėt pastaj sllavėt, normanėt, venetikėt turqit e shumė popuj tė tjerė tė huaj. Gjatė shekujve ata krepat e thatė nėn muret e Rozafatit, si dhe vetė muret e kėshtjellės , janė lagur me pėrrenj gjaku tė atyre qė e kanė sulmuar dhe atyre qė e kanė mbrojtur. Tė huajt erdhėn dhe shkuan kurse populli ynė mbeti ngulur nė kėtė tokė ilire.Ndėrtimi i Rozafatit ka njė gojėdhėnė tė bukur por dhe tė hidhur qė ka ardhur nga lashtėsia deri nė ditėt tona. Ja c'thotė kjo gojėdhėnė.........

I ra mjegulla Bunės dhe e mbuloi tė tėrė . Kjo mjegull mbeti aty tre ditė e tre netė . Pas tri ditėsh e tri
netėsh fryu njė erė e hollė dhe e lartoi mjegullėn. E lartoi dhe e shpuri gjer nė kodrėn e Valdanuzit. Aty majė kodrės punonin tre vėllezėr. Ndėrtonin njė kėshtjellė. Murin qė e bėnin ditėn u prishej natėn dhe kėshtu nuk e lartonin dot . Na shkon aty njė plak i mirė.
- Puna e mbarė , o tre vėllezėr.
- Tė mbarė paē o plak i mirė . Po ku e sheh ti tė mbarėn tonė.
Ditėn punojmė , natėn prishet . A di tė na thuash njė fjalė tė mirė .
C'tė bėjmė qė tė nbajmė muret nė kėmbė ?
- Unė di - u thotė plaku - po e kam pėr mėkat tua them .
- Atė mėkatė hidhe mbi kryet tona , se ne duam qė ta qėndrojmė mė kėmbė kėtė kėshtjellė..
Plaku i mirė mendohet e pyet :
- A jeni tė martuar o trima ? A i keni ju tė tre vashat tuaja ?
- Tė martuar jemi - i thonė ata - edhe tė tre i kemi vashat tona.
Na thuaj pra ē'tė bėjmė qė ta qėndrojmė kėtė kėshtjellė ?
- Nė doni ta qėndroni , lidhuni me besa besė : vashave mos u rrėfeni , nė shtėpi mos kuvendoni pėr fjalėt qė do t'u them unė . Atė nga tė tri kunatat qė do tė vijė nesėr t'ju sjellė bukėn , t'a merrni e t'a muroni tė gjallė nė mur tė kėshtjellės . Atėherė keni pėr ta parė se muri do t'u zėrė vend e do t'u qėndrojė pėr jetė e mot.
Tha kėshtu plaku , pastaj shkoi ; tani u pa , pastaj s'u pa.
Vaj !
Vėllai i madh e shkeli besėn e fjalėn : ia tregoi tė gjitha vashės sė vet kėshtu e kėshtu , i tha tė mos
vinte atje tė nesėrmen . Edhe i mesmi e shkeli besėn e fjalėn : ia tregoi tė gjitha vashės sė vet . Vetėm i vogli e mbajti besėn , fjalėn : nuk kuvendoi nė shtėpi , nuk i tha gjė vashės sė vet .
Nė mėngjes ata tė tre ngrihen shpejt e shkojnė nė punė . Cekanėt godasin , gurėt coptohen , zemrat rrahin , muret lartohen...
Nė shtėpi nėna e djemve s'di gjė . I thotė sė madhes:
- Moj nuse e madhe , mjeshtrit duan bukė e ujė ; duan kungullin me verė.
Nusja e madhe ia kthen:
- Besa nėnė , sot s'mund tė shkoj se jam sėmurė.
Kthehet i thotė sė mesmes:
- Moj nuse e mesme , mjeshtrit duan bukė e ujė : duan kungullin me verė.
- Besa nėnė , sot s'vete , se do shkoj tek fisi pėr tė bujtur.
- Nėna e djemve i kthehet nuses sė vogėl .
- Moj nuse e vogėl...
Nusja e vogėl brof nė kėmbė:
- Urdhėro zonja nėnė !
- Mjeshtėrit duan bukė e ujė; duan kungullin me verė.
- Besa nėnė unė shkoj , po e kam djalin tė vogėl. Druhem se do gji tė pijė e qan.
- Nisu , shko se djalin ta shikojmė ne e s'ta lėmė tė qajė - , i thonė tė kunatat.
Ngrihet e vogla, e mira, merr bukė e ujė, merr kungullin me verė, puth djalin e vogėl nė tė dy faqet,
niset e bie nė Kazenė; qė aty ngjit kodrėn e Vladanuzit, i afrohet vendit tek punojnė tė tre mjeshtrit: dy tė kunetėrit dhe i shoqi.
- Puna mbarė , o mjeshtėr !
Po c'ėshtė kėshtu? Cekanėt ndalen e s'godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli tė shoqen, hedh cekanin nga dora, malkon gurin e murin.
E shoqja i thotė:
- Cke ti im zot ? Pse mallkon gurin e murin ?
Hidhet kunati i madh:
- Ti paske lindur nė ditė tė zezė , moj kunata jonė . Ne e kemi bėrė me fjalė tė t'murojmė tė gjallė nė mur tė kėshtjellės.
- Shėndoshė ju o tim kunetėr. Po unė do t'ju lė njė porosi:
kur tė mė muroni nė mur, synė e djathė tė ma lini jashtė, dorėn e djathtė tė ma lini jashtė, gjirin e djathtė tė ma lini jashtė. Se djalin e kam tė vogėl. Kur tė nisė tė qajė - me njėrin sy do ta shikoj , me njėrėn dorė do ta ledhatoj, me njėrėn kėmbė do ti tund djepin e njėrin gji do t'ia jap tė pijė. Gjiri im u muroftė, kėshtjella qėndroftė, djali im u trimėroftė, u bėft mbret e mbretėroftė !
Ata e marrin nusen e vogėl dhe e murojnė nė themel tė kėshtjellės. Dhe muret ngrihen, lartohen nuk shemben mė si mė parė. Po reth tyre gurėt janė dhe sot tė lagur e tė myshtė, sepse vazhdojnė tė pikojnė lotėt e nėnės pėr birin e saj...
Dhe i biri u rrit , luftoi e trimėroi .

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve: 4292
Age: 54
Registration date: 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda dhe tregime te moēme shqiptare

Mesazh  Nimfa prej Fri Feb 18, 2011 3:04 am

Ymer Agė Ulqini
YMER AGĖ Ulqini ishte djalė nė lule tė moshės. Tė sotmen u martua tė nesėrmen i erdhi kartė nga mbreti: "Ti Ymer agė Ulqini tė nisesh e tė shkosh nė luftė se po na sulmon armiku ... "Kjo kartė ishte e zezė, e hidhur se ndante trimin nga vasha. Po Ymer Aga ishte ushtar nuk e bėntė fjalėn dysh. U ngrit, shaloi balashin, ngjeshi armėt, shkoi u la shėndenė miqve, shokėve, nėnės e atit, pastaj vajti e ia tha vashės: Moj vasha ime, mua mė dėrgon mbreti fjalė tė shkoj nė luftė e duhet tė nisem.
- Merrmė dhe mua me ty Ymer Agė -, i thotė vasha.
- Jo vashė nuk tė marr dot, se atje i thonė luftė e lufta ėshtė pėr burrat. Unė dua tė mė japėsh besėn se nuk do tė martohesh e do mė presėsh derisa tė kthehem.
Mė thuaj sa do tė mė presėsh ti mua moj vasha ime ?
- Do tė tė pres nėntė ditė
- Nėntė ditė janė pak moj vashė, udha ime ėshtė e gjatė dhe lufta ėshtė e gjatė, se kjo luftė bėhet nė dhe tė largėt. Nė mė do siē tė dua tė mė presėsh nėntė vjet e nėntė ditė. Si tė shkojnė tė nėntė vjetėt e tė nėntė ditėt e unė tė mos kthehem ti vashė martohu e trashėgohu se kėshtu qėnka thėnė, atėherė unė s'do tė jem gjallė.
Vasha psherėtiu
- Mirė Ymer Agė do tė tė pres nėtė vjet e nėntė ditė.
Kėshtu e lidhėn fjalėn ata tė dy. Ai tė shkojė nė luftė, ajo tė presė nėntė vjet e nėntė ditė. Ymer Aga i la shėndenė vashės, i hipi balashit e shkoi me zemėr tė ngrohtė nė luftė. Kali ikte e linte prapa njė re pluhuri qė ngrihej nė udhė. Kalorėsi nxitonte tė arrinte sa mė shpejt nė luftė. Trim ishte Ymer Agė Ulqini por armiku ishte i madh e i shumtė. Qė nė pėrpjekjen e parė tė tij iu turrėn mizėri kalorėsish
tė veshur me hekur. E qarkuan dhe e qėlluan me shpatė, Ymer Aga luftoi si burrė, shtriu pėrdhe shumė burra, plagosi shumė tė tjerė po nė luftė e sipėr i vranė balashin. Sa ia vranė balashin Ymer Aga luftoi nė kėmbė gjersa iu thye shpata. E zunė rob e hodhėn nė burg brenda nė kėshtjellė. Qarkuan nga tė katėr anėt me gurė mure tė lartė dhe e mbajtėn derė pėr nder se kishte qėnė trim dhe trimi nderohet kudo. Aty nė dhe tė huaj nė burg shkojnė ditėt e bėhen javė, shkojnė javėt e bėhen muaj, shkojnė muajt e bėhen vjetė. Njė dy, tre, mė shumė...
Mirėpo Ymer Agė Ulqini e ka zemrėn tė ngrohtė sepse vasha i ka dhėnė fjalėn ta presė nė shtėpi nėntė vjet e nėntė ditė. Ai ha bukė, pi verė, qesh, ju jep zemėr shokėve i bie ciftelisė. Dėgjon bija e mbretit tė huaj e ēuditet.
C'ėshtė ky njeri - thotė - qė s'tutet se ėshtė burg brenda nė burgun e kėshtjellės.
- Eshtė Ymer Agė Ulqini - i thonė.
- Tė fortė e paska zemrėn.
- Tė fortė e tė ngrohtė se ėshtė shqiptar, me fjalėn e tij e me kėngėn e tij i forcon e i ngroh edhe tė tjerėt, shokėt. Po nė tė vėrtetė Ymer Aga e ka zemrėn tė ngrohtė e syrin zjarr. Pret qė mbreti i tij tė dėrgojė shpėrlblesė, ose shkėmbesė qė ta lirojė. "Domosdo" - thotė Ymer Aga - "mbreti do tė dėrgojė tė mė lirojė se unė kam luftuar kaq vjet pėr tė. Ia kam dėgjuar gjithnjė fjalėn, ku mė ka dėrguar kam vajtur, ku ka dashur kam luftuar..."
Po Ymer Aga nuk di se mbretėrit i harrojnė njerėzit qė u kanė bėrė shėrbime. Edhe mbreti i tij e ka harruar fare. Atij si bėhet vonė se ka e s'ka Ymer Aga nė kėtė botė. Se Ymer Agėn e pret vasha nė shtėpi, se Ymer Aga kalbet nė burg. Mbreti bėn kokrrėn e qejfit nė sarajet mėdha buzė detit, ha e pi e ndėrron gratė, dėrgon tė tjerė nė luftė qė tė vriten e tė bien rob. Hajde, hajde na shkojnė tė nėntė vjetėt. Afrohet dita e zezė. Pas nėntė ditėsh do tė martohet vasha e Ymer Agės, siē e kishin lidhur fjalėn bashkė. Atėherė Ymer Agės i ftohet zemra, i shuhet syri, nuk ha mė bukė, nuk pi mė verė, nuk i bie ciftelisė . Cuditen gjithė shokėt e pyesin ēka e pse rri i mekur . Ai nuk pėrgjigjet , qėndron nė heshtje kokėvarur i pikėlluar. E bija e mbretit qė s'ia dėgjon mė kėngėn pyet njerėzit:
- C'ka Ymer Aga qė s'po i ndihet zėri ?
Ymer Aga i thonė - ka ditė qė s'po ha e s'po pi, s'po vė gjumė nė sy e s'po i bie ciftelisė.
- Ma thėrrisni kėtu Ymer Agėn!
I vete Ymer Aga sė bijės sė mbretit.
- C'ke ti Ymer agė ? - e pyet e bija e mbretit . Pse s'ha bukė e pse s'pi verė, pse si bie ciftelisė.
Ymer Aga pėshon e ia kthen:
- Nuk ha dot e nuk pi dot, moj bijė e mbretit, as ciftelisė nuk i bie dot. Kam parė njė ėndėrr tė keqe.
- C'ėndėr ke parė Ymer Agė?
- Kam parė shtėpinė tė nxirė e tė shembur, babanė tė vdekur e tė harruar, nėnėn gjallė por tė verbuar. Edhe kam parė se vasha ime po martohet. Unė veē njė natė kam ndenjur martuar me vashėn time, tė nesėrmen mė erdhi kartė tė nisem pėr luftė. U nisa, luftova e rashė rob. Ne kemi bėrė me besa besė qė vasha tė mė presė nėntė vjet e nėntė ditė. Si tė shkojnė nėntė vjetėt e nėntė ditėt ajo tė martohet e trashėgohet. Tė nėntė vjetėt shkuan, tani po shkojnė dhe tė nėntė vitet. Tė falem moj bijė e mbretit, a nuk i thua babait tė mė lėshojė pėr ca ditė, tė shkoj nė shtėpi sa tė flas me vashėn e pastaj tė khehem prapė nė burg.
- I them Ymer Agė por im atė, mbreti, kėrkon nėntė qese aspra qė tė lėshojė.
- E ku ti gjej unė kėto nėntė qese moj bijė e mbretit.
Unė kam nėntė vjet qė jam rob i zėnė ...
- C'mė lė ti peng mua o Ymer Agė qė tė tė lė tė shkosh ?
- Tė le besėn time o bijė e mbretit .
E bija e mbretit e di se Ymer Aga ėshtė shqiptar dhe se shqiptari vdes dhe nuk e shkel besėn. i Thotė:
- Ngrihu Ymer Agė, shalo kalė dorinė e pėr tri ditė arri nė Ulqin.
Shokėt e Ymer Agės fillojnė e qajnė:
- Mjerė ne Ymer Agė po shkon e na le vetėm!
Ymer Aga kthehet e u thotė:
- C'keni o shokė qė po qani? Nė qofsha gjallė do kthehem prapė. Kėtu njė orė e mė parė do presim bashkė si ta kemi tė thėnė. Tė mirėmbetshi.
- Udhė e mbarė Ymer Agė, dalsh faqebardhė!
Shalon ai shpejt kalė dorinė, i hip e merr vrapin drejt pėr nė Ulqin. Kali ikėn si shigjetė , lė pas njė
vrazhdė pluhuri qė ngrihet lart. Mbetėn prapa male e fusha, dalin pėrpara male tė tjera, fusha tė tjera.
Vrapo dori qė tė arrijmė tė bukurėn pėrpara se tė martohet. Ik e ik e ditė e natė me shkumė tė kuqe nė gojė ... Doriu ėshtė i kėputur, Ymer Aga ėshtė i drobitur. Veshėt i buēasin por tė dy shkojnė e
shkojnė ... Pėr tri ditė e tri net shkojnė nė vend. E ja tek zbardh Ulqini i bukur shqiptar, buzė detit
tonė ...
- Ah, Ulqin, Ulqin tėrė jetėn tė kam pasur nė zemėr. Nėntė vjet tė kam parė natė pėrnatė nė ėndėrr. Nėntė vjet kam dashur qė tė puth dheun. Valėt thyhen njėra pas tjetrės nė breg. Era fryn e fortė. Pėrsipėr fluturojnė pulėbardhat... Ja tek nxin shtėpia e Ymer Agės. Ai shikon si nėpėr gjumė. Jam a s'jam kėtu, i ėshtė tharė gjuha pėr njė pikė ujė. Qėndron nė njė krua qė tė lahet e tė pijė, aty gjen tė ėmėn plakė. Ai e njeh ajo se njeh.
- Mirė se tė gjej o e mira nėnė!
- Mirė se vjen o rob i zėnė!
- Ku mė di ti se jam rob i zėnė?!
- Nga flokėt e gjata qė tė varen supeve. Nga na vjen ti o rob i zėnė?
- Vij nga ajo e zeza Spanjė!
- A mos e ke parė Ymer Agėn tim? A mos ke dėgjuar ndonjė fjalė pėr tė? E kam parė sot e tri javė moj e mira nėnė. Ymer Aga u vra, vetė e lava, vetė e qava e tė shtatėzėn ia ndava. Plaka nis vajin e vajton, Ymer Aga e bėn zemrėn gur e nuk i rrėfen tė vėrtetėn. i thotė:
- C'jan ata njerėz qė nxijnė tej moj e mira nėnė? C'janė kėta topa qė po bien kodrave?
- Janė krushqit e atij qenit Veli Pashės qė kanė marrė nusen e po shpien nė shtėpi. Topat qė bien janė topat e dasmės.
- C'nuse kanė marrė moj e mira nėnė?
- Nusen e tim biri , tė Ymer Agės ...
Ymer Aga i bie kalit e u del krushqve pėrpara.
- Mirė se ju gjej o krushq dasmorė
- Mirė se vjen , o rob i zėnė. Nga na vjen ti , o rob i zėnė?
- Nga ajo e zeza Spanjė
- A mos e ke parė Ymer Agėn apo mos ke dėgjuar ndonjė fjalė pėr tė?
- Kam tri javė qė e kam parė. Ymer Aga u vra. Vetė e lava e vetė e qava e tė shtazan ia ndava.
Krushqit gėzohen, qeshin; nusja qan nėn duvak ...
Ymer Aga hidhet e thotė:
O krush o dasmorė! Ymer Aga mė ka lėnė njė amanet: t'i them nja dy fjalė kėsaj vashe.
- Thuj tri e sa tė dush, o rob i zėnė
Ymer Aga i afrohet koēisė dhe pyet nusen:
- A e njeh Ymer Agėn, moj vashė?
- Si ta njoh e mjera unė e mjera nje natė tė fjetur, nėntė vjet pa pjekur .. Ajo e zeza nėnė me pat thėnė se ka njė shenjė nė llėrėn e djathtė, qė ia ka kafshuar kali Ymer Aga pėrvesh llėrėn e djathtė e i tregon shenjėn. Nusja e njeh, gėzohet. I zbret koēisė, hedh mbi krye duvakun e nusėrisė e u thotė krushqeve:
- udhė e mbarė, o krush bujarė, se unė po marr burrin e parė! Ky ėshtė Ymer Aga im. Burrė e kisha e burrė e kam pėr jetė e mot!
Ymer Aga e hedh nė vithe tė doriut edhe shkon drejt nė shtėpi. Kthehet pastaj edhe sjell nėnėn.
Tė nesėrmen i hip prapė doriut edhe merr udhėn e Spanjės. "Ti, dori, tė mė zbardhesh faqen, se i kam dhėnė fjalėn bijės sė mbretit! "Ulqini i bukur shqiptar mbetet persėri prapa. Kali vrapon ditė e natė...


Po ē'na ndodh andej, nė atė tė zėzė Spanjė? Mbreti se dėgjon e se sheh Ymer Agėn. Pyet e i thonė se Ymer Agėn e ka lėshuar e bija qė tė kthehet nė vendin e vet. Ai thėrret sakaq tė bijėn e i shfyen:
- ē'u bė Ymer Aga robi ?
- E lėshova unė o im atė, qė tė takohet me vashėn e tij se do t'ia merrte dikush tjetėr. Mė dha besėn: pėr tri ditė vjen prapė. Sot mbarojnė tė tri ditėt e do tė kthehet. mbreti zemėrohet.
- Jo tė gėnjeu nuk do tė kthehet!
Jep urdhėr t'i presin kokėn sė bijės nė krye tė shkallėve.
Prit o im atė, gjersa tė ngryset, se Ymer Aga do tė kthehet medeomos. Ai se shkel besėn
- Jo, kush shkon nuk vjen prapė. Ėshtė si zogu i kuvlisė: posa ia hape, iku...
Do tė kthehet se me ka dhėnė besėn.
- Besa ėshtė njė fjalė, dhe fjalėn e merr era. Atė e shkelin dhe mretėrit.
- Mbretėrit e shkelin, Ymer Agė shqiptari nuk e shkel, o im atė... Nė atė ēast dukej tej njė kalorės qė vjen vrapė, duke lėnė mbrapa njė fashė pluhuri. Sa tė mbyllesh e tė hapėsh sytė, kalorėsi hyn nė portė tė kėshtjellės. I zbret kalit tė shkumėzuar dhe i falet sė bijės sė mbretit:
- Rrofsh e qofsh, moj bij' e mbretit! e mbajta besėn. Unė vajta e u ktheva. Rob isha, rob jam prapė.
Mbreti e shikon i ēuditur nga kryet e shkallėve e thotė
- Ymer Ago shqiptar , ti paske qėnė me tė vertetė burrė i besės! Tė lumtė!
pastaj kthehet e u jep urdhėr rojeve:
Ymer Agėn ta lironi tė shkojė ku tė dojė. Burrė qėnka e burrė qoftė! Lėshoni dhe tė nėntė shokėt qė ka.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve: 4292
Age: 54
Registration date: 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda dhe tregime te moēme shqiptare

Mesazh  Nimfa prej Fri Feb 18, 2011 3:05 am

Mbas pushtimit te Beratit, armiqte e mallkuar ngriten krye dhe rrethuan fortesen.
Te rrethuarit nuk paten shteg prej nga mund te lajmeronin sulltanin per kete kryengritje . Me ne fund nje trim nga te rrethuaret u var i lidhur me litar poshte neper kete rrase dhe zbriti ne lumin e Osumit e prej ketej shkoi me te shpejte ne Adrianipoje, ku i dha informata sulltanit mbi sa kishte ndodhur.
Pasi i dha shperblime e dhurata, e nisi per tu thene te rretuarve se se shpejti do te nisej vete padishahu per ti neneshtruar ata rrebele.

-Trimi guximtar, mbas tre dite udhetimi, mberriti te rrasa dhe bertiti: (terhiqme mua). Te rrethuaret e dalluan zerin e shokut te tyre dhe e terhoqen perpjete me litar, duke e futur brenda ne keshtjelle. Lajmetari, pasi u pershendet me shoket e tij, u komunikoi urdhrin mbreteror: Thuaju luftetareve te mij se brenda 10 diteve do te arrije bashke me 10000 vete. Le te qendrojne me energji fetare dhe te mos e dorzojne fortesen!

Nga ky urdher I sovranit u inkurajuan te rrethuarit e demoralizuar dhe e mbrojten fortesen deri sa arriti ndihma, e cila neneshtroi dhe kaloi ne sater kryengritesit. Mbas ketij suksesi sovrani ua shperbleu me durata luftetareve, e sidomos , te cilit I dha nje zeamet,duke I falur nje katund me vete, ku u themelua fisi I. Qe nga ajo dite rrases ne fjale I mbeti emri “rrasa e Ēekbenise”, qe eshte nje rrase e bardhe dhe e ndritshme.

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve: 4292
Age: 54
Registration date: 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Legjenda dhe tregime te moēme shqiptare

Mesazh  Nimfa prej Fri Feb 18, 2011 3:06 am

Legjenda e Brahim Ketes, e kenduar nga Ilir Shaqiri dhe Shyhrete Behluli.
http://youtube.com/watch?v=DDRhKXMeELw

Brahim Keta i ri, paska qene nande vjece
se c'e pyetka djali, pyeti nanen e vete
Djal ma t'mire oj nane, a ka ne keto shpie
Baben ta kane vra, bir, e motren zan jesire

Nene o nena ime, c'i ka rene ksaj shtepie
a ka arme burri, apo lojna femie
T'ka lane baba o djal, gjokun kullalie
baba ta ka lane shpaten xeherlie

Nene o nena ime, po t'flet zemra e djalit
n'dore te tagjise oj nene, t'kam pru kryet e krajlit

Brahim Keta i ri, besa i hypi kalit
n'dore te tagjise oj nene, t'ka pru kryet e krajlit

_________________


.*“Ø )
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …
˜"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"°••ŗ°"˜Øؘ"° ••ŗ˜

Nimfa
Administator
Administator

Numri i postimeve: 4292
Age: 54
Registration date: 27/05/2008

Shiko profilin e anėtarit http://radio.allgoo.net/portal.htm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi