Hektor Koēiu

Faqja 1 e 4 1, 2, 3, 4  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Fri Apr 22, 2011 12:30 am

Hektor Koēiu
GJE A GJEZE
Zotnia, qe dashin do t'ma bleje;
leket, dy thela mish e dashin prap ta ktheje,
se dasmen,babai, me leket e mishin do beje
dhe dashin, drejtues te kopese do ta lere.
Keshtu thrriste tellalli, per dashin e djalit,
pazaraket, degjonin e me pas ja plasnin gazit.
Djali i merzitur, qe pazari s'po i ecte,
vinte rreth e verdalle e fliste me vehte,
si priti dhe ca, vendosi e u largua,
i dha para tellallit, qe shume u gezua.
Beri nja dy ore rruge e na i zuri nata,
dashi i lodhur s'bente me as para, as mbrapa.
Desh zoti, u ndodhen ca njerez te mire
e sollen djalin, ne fshatin e tyre, per te gdhire
e futen ne shtepi, kur moren vesh,nga dhe i kujt ishte
e priten me ndere e teklife, qe djali as i priste...
Nga meraku, qe pazari s'i eci fare,
mallkoi te atin qe e rriti pa halle,
sa kur vetja ju duk se u be burre,
kerkoi te martohej " mja fjeti me gune".
Babai e miratoi e i tha:-Kam lene nje dash per ty,
te behemi me pare, pastaj per nuse do te hyj.
Merr dashin, shpjere ne pazar e shite,
kur te mbarosh kete pune, thuaj qe u rrite,
me sill leket e dashit dhe prej tij dy thela mish,
se paret dhe mishin per dasmen tende do i prish
dhe dashin mos harro; te ma sjellesh gjende,
se e kam me te mirin komandant nder dele.
Keto fjale u tregoi njerzve e me dore ne zemer,
gjitheēka e kaluar ju duk si nje ender.
Vajza e shtepise, ju afrua e i tha:
- Im zot, urdheroni e hani buke e mos u merzitni kot,
neser pa gdhire do i vesh babes ne shtepi;
me leket,thelkat e mishit e dashin perseri.
Djali u qetesua , hengri mire e u shtri e fjeti,
sa dielli mengjezit, ne gjume seē e gjeti
e zgjuan ngadale e si me perkedheli,
i dhane ē'i premtuan dhe e nisen ne shtepi.
Djali sa vajti ne shtepi thirri:- e gjeta baba!
- i jati e perqafoi e me qesendi i tha:
-Te dija o birr, qe s'ishe budolla,
hallall e ke , te duhet dhe nusja.
-Nusen , baba vete e kam gjetur,
ne fshatin e bukur, ku mbreme kam fjetur,
vertet ishin pakeze dore holle...
po vajza e shtepise, ishte sy shqiponje.
- E kush nuk bente miqesi me ta,
me mč tč respektuarit ne ate kaza,
si morren edhe mendimin e vajzes,
caktuan se bashku diten e dasmes.
Ish nata e fundit e beqarise,
kur theret te birrin i zoti i shtepise;
-nje kerkese te fundit, do te beje babai,
si t'ju doje qefi beni pas kesaj,
dua qe sot, te na besh nje djale,
qe neser dreken te ma sjelle ne are!
- Mire o babe, po ku do jesh per dreke?
- do mbjellim grure ne "Burimi Mbret".
- si u ndane dhendri i tha nuses se vet,
porosine e babes per neser ne dreke...
-Mirdita baba gjysh e puna e mbare!
- Miredita o nip e mire se ke ardhe!
po shlodhuni o burra e dredhim ndonje duhan,
uromeni dhe per nipin, te zgjuar dhe azgan!
-Baba gjysh, sot po leroni?
sot ta mbillni e sot ta korrni,
sot ta shpiem ne mulli,
se thrime miell s'kemi ne shtepi!!!
- Baba gjyshi, buzeqeshi pakza si menjane,
i hoqi kapelen" nipit"dhe e puthi ne balle,
"nipi" perkulet e i puth doren,
te gjithe te befasuar kishin hapur gojen.
- Mu trashegofshi moj nuse e bije,
im birr eshte i dashur e zemer te mire,
s'e ka mesuar akoma djallezine,
nuk e ndan akoma bakrin e florine,
eshte hala i rri s'ka vene brisk ne faqe.
Tani u bashkua menēuria e papervoja,
me te mire se kaq, zot s'do kerkoja...
...keshtu vitet erdhen edhe shkuan,
familja e re u plak e u trashegua!!!
[code]


Edituar pėr herė tė fundit nga Hektor Koēiu nė Fri Apr 22, 2011 1:53 am, edituar 3 herė gjithsej

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Fri Apr 22, 2011 12:32 am

Ne pervjetorin e vdekjes te babait tim te ndjere.
nga:
Hektor koēiu
BABAIT TIM TE DASHUR!

Ma fshtillje doēken, me doren tende te madhe.
Kur lodhesha, s'ecja dot, me ngrije kalaqafe.
Me ty, isha me i fuqishmi i njerzeve te qytetit,
se ti ishe Zoti dhe une biri i Mbretit.

Kur smuresha, ti luteshe tek zoti
e une te ankohesha ty o fuqiploti
dhe ti me ndihmoje, te sherohesha shpejt,
se ti ishe Zoti dhe une biri Mbret.

Baba u bere gati pesedhjet vjet,
se tridhjete e ca vite, kalove n'kurbet,
ndaj kishe dhemsuri, si nje zemer nene,
se veē miresi dhuronte mendja tende.

shume vite u bene, qe me le ne kete qytet,
s'te kam me o Zot, s'jam me biri Mbret!
Do te kujtoj me mallengjim, deri sa te rroj,
po me afrohet koha, qe mund te t'takoj.

Nuk vij me deshire, veē kur ta kem hak,
me jeten s'ngopesh, gjthmon te duket pak,
kam disa detyra akoma per te plotesuar,
a jam i madhi yt, a s'me ke uruar!?!

Te degjova u martova, qe te te gezoja,
pese niper te shkelqyer ti trashegova,
mbase me largesine te lendova,
ketu nje pjese te jetes tende takova.

Ehhh! baba, sa shume me ka marre malli,
babke,zot e mbret, po te lutet djali.
Te lutem dilme perseri ne ender,
dua te fjalosem, te hap kete zemer.

hajde t'ja marrim kenges, te "Gani Butkes",(1)
po mos u perlot, se dhembke i sjell "Xhufkes".(2)
"Na mbike nje lule, ne mes te oborrit,
mexhidja(3) vjen rreth e rixhaja(4) s'degjohet."

1=Kapedan i Kolonjes, i vrare nga andaret greke.
2=Keshtu thirrej Butka, kohe me pare.
3=monedhe argjendi qe perdorej deri vone kur u krijua shteti shqiptar.
4= ( turqisht)= lutje, kerkese .


Edituar pėr herė tė fundit nga Hektor Koēiu nė Sat Apr 30, 2011 8:19 pm, edituar 1 herė gjithsej

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Fri Apr 22, 2011 12:38 am

Per respekte te ndersjellta njerezore.
nga:
HEKTOR KOĒIU
RESPEKT NJEREZOR

Tjetrit mos i ngacmo shpirtin,
kur vertet s'ndjen gje per te,
rrotullon doren,drejton gishtin,
eshte aventure, s'vlen per asgje.

Perse tjetrin se le ne pune te vet?
Po qe se e do, provoje vertet,
refuzimit mundoju, eshte pa zarar,
gjella me kripe, kripa me karar.

Nuk merr shperblim per marezite.
Respektoi ndjenjat, se jane te shenjta.
Mendoje si per vete ate qe i ben tjetrit,
se ēdo gje qe ben, ja ke bere vetit.


Edituar pėr herė tė fundit nga Hektor Koēiu nė Sat Apr 30, 2011 8:20 pm, edituar 1 herė gjithsej

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Fri Apr 22, 2011 12:40 am

Me rastin e pervjetorit te pavaresise.
nga:
HEKTOR KOĒIU
28 NENTORIT

Me e dhimsur se Mema, s'kagje tjeter ne jete,
"mema e lindur ne mema", eshte dashuri e vertete.
Te lindur pas te linduri, ne kete toke te shenjte,
simboli i kesaj lidhjeje, eshte flamuri vete.

Kete simbol e mbajme,qysh prej gjashteqind vjete.
Ajo dite bashkimi ishte , nentor njezet e tete
dhe lindi tjeter, 28 Nentor, i pavaresise ne Vlore,
me i bukur, me i madherueshmi per kombin tone.

"Shqiperi te qofsha fale, te kam meme e me ke djale..."
Keshtu i thane, te pa haruarit rilindasit tane.
Ndaj o Flamur i shenjte, je dhe me i nderuar,
valvitu; ne vendin tend dhe tek bijte e tu ku jane merguar!

Nuk duam troje te tjera, qe kurre si kemi patur,
ndaj jemi populli me paqesor i kesaj bote!!!
Te huajt, te shumte, kete toke e kane pergjakur.
Me sa mundem i luftuam, te gjithe ē'kemi hasur.

Jemi i vetmi komb ne bote,
qe kemi emrin e shpendit me te forte.
Ne flamur, shpend i veēante, me dy koke,
i stampuar ne te kuqe. Perjete valofte!!!

E drejta vonon, por kurre s'harron.
Vetem, po mos duash , nuk e shikon!
Shqiperi etnike, Shqiperi e vertete,
u befsh edhe njehere NENTOR 28!!!

(me 26 nentor 2010, Montreal Kanada)


Edituar pėr herė tė fundit nga Hektor Koēiu nė Sat Apr 30, 2011 8:20 pm, edituar 1 herė gjithsej

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Fri Apr 22, 2011 12:49 am


Hektor Koēiu
TA GEZOJME JETEN
Ju dhashe liri syve, ata erdhen shpejt tek ty.
Sado desha kete ēast, te isha dhe une aty!
Kerkova qe te ktheheshin, urdherit nuk ju binden,
kishin lene fare vetem; shpirtin edhe zemren.

Pa syte s'do shijoje as'nje gje te bukur,
me shpirtin enderon dhe engjejt e "zhdukur".
Pa zemer s'do jetoje, nuk do vuaje fare,
ne harmoni po te jene, ka veēse behare.

Rrini bashke e pastrohuni, nga ēdo ligesi,
se tek ju eshte e verteta, jeni perendi!!!
Sa e bukur eshte jeta! Ta gezoje ēdo njeri!
Veē njehere vime ketu, miresite mos kene kufi!!!

( Me 10 dhjetor 2010, Montreal Kanada)


Edituar pėr herė tė fundit nga Hektor Koēiu nė Sat Apr 30, 2011 8:23 pm, edituar 2 herė gjithsej

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Fri Apr 22, 2011 12:50 am

Xhelozia lind tek dashuria dhe humbet vetem nga dashuria!
nga Hektor Koēiu
Ti ke frike nga dashuria,
ma thuaj, kam qef ta di?
E ke dhurate nga perendia
e trasheguan prindet tek ti.

Ti mos ki frike nga dashuria,
ajo u lind me ty se bashku!
Vetem ki frike nga djallezia,
qe u aratis e ndodhet ketu.

Mos ki frike, nga dashuria,
ajo forcohet kur behen dy.
Veē mos e ndaj me ndonje tjeter,
se e merr emrin pabesi.

Mos kini frike nga dashuria,
gezoheni kete shenjteri!
Eshte dhurate nga perendia,
vetem tek ty o njeri!!!


Edituar pėr herė tė fundit nga Hektor Koēiu nė Sat Apr 30, 2011 8:22 pm, edituar 1 herė gjithsej

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Fri Apr 22, 2011 12:53 am


Hektor Koēiu
Ēapkenia e pa fat

I shkrep, ngrihet e iken.
Kur vjen, nuk pyet njeri.
Ēapkenia, qe se njeh friken,
puthet me mua e ben dashuri.

I kerkova ta legalizojme dashurine!
- s'behem merak per opinion.- me tha.
Vazhduam shume kohe me embelsine,
ne fund nje luge helm me la.

Ajo qe dilte e hynte pa trokitur,
me mungon shume nuk eshte me!
Naten,tek varri nje trendafil
e mbolla per vete dhe ate.

Imazhi jot gjithmon i ri,
para syve m' ka qendruar,
krahesoj me pleqerine time tani,
do vdes duke te dashuruar!!!


Edituar pėr herė tė fundit nga Hektor Koēiu nė Sun May 15, 2011 11:14 pm, edituar 2 herė gjithsej

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Fri Apr 22, 2011 12:55 am


Hektor Koēiu
ĒILTERSIA

Nuk dyshova asnjehere,
pse me ndruheshin syte e zinj?
Kur u njohem ishte vere,
ata ishin plot shkelqim.

Mos eshte stina hijerende,
qe me sjell kete dyshim,
apo ke ndryshuar ender,
me te vjetren ke takim?

Mos me lere ne medyshje,
mos u ndruaj, mer guxim!
Siē je sillu e jo ndryshe,
pabesia perben krim.

Ji e ēilter siē te njoha,
thuaj; kaq ish koha jone,
per jete desha qe te doja,
dashuria me zor s'qendron.

Kalofsh mire e paēin fat,
ata syte e tu te zi!!!
Pri njehere, kur shtate here mat,
se sigurohesh per qetesi!


Edituar pėr herė tė fundit nga Hektor Koēiu nė Sat Apr 30, 2011 8:25 pm, edituar 1 herė gjithsej

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Fri Apr 22, 2011 12:56 am


Hektor Koēiu
VEGIME

Me se fundi, vendosa dhe erdha,
s'trokita , veē prisja tek dera...
ke qoshja e deres t'u fsheha,
nga pritja e gjate "u deha".

E pa pritmas nga dera ti dole,
ēelsat nga ēanta i nxore...
Doren ta zgjata s'ma more.
- Miremengjez! - te thashe s'me fole!
***
Sa here te ngacmoj,
ti qan me denese.
Kjo e qara tende,
shpirtin do ma trese!!!
***
Ti po pret???
Se dhe une po pres...
Me mua jeton kjo shprese,
se me mua do te vdese.
E di, qe nje dite...!
Zilja e telefonit do bjere,
nje zi i dridhshem do thote:
- Zemer jam une,
hajde me merr,
hajde te lutem,
me nxirr nga ky fer!!!
***
Vija i gezuar, se me ty do flisja,
erdha te thosha e mire si je?
ra kjo e keqe, ti e une se prisja,
ah! sa te vegjel jemi mbi ket dhe!!!


Edituar pėr herė tė fundit nga Hektor Koēiu nė Sat Apr 30, 2011 8:26 pm, edituar 1 herė gjithsej

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Fri Apr 22, 2011 1:04 am


Hektor Koēiu
MUNGESA?!

Sa me mungon, moj lozonjare,
sa me mungon, sa me mungon!!!
Kjo largesi, po me ēmend fare,
kjo largesi, po me mundon.

Sa me mungon, veē une e di,
s'te shqetesoj, kam hall per ty,
"do t'jemi bashke?" E kam kete shprese,
se eshte e fundit, qe mund te vdese.

Sa me mungon e sa mall kam,
veē me vetveten kete e ndaj!
Po plas o shpirt, s'do hapur goja,
veēmas me ty, ta ndaja doja.

Te puth nga larg, si gjithmon!
Afer s'jemi puthur asnjehere.
Do t'ēuditej i shkreti Platon:
si luftojme "mullinjte me ere".

A do takohemi njehere moj zemer?
Veē ky mendim, po me ēmend fare,
pse nuk me del edhe ne ender
e mira ime lozonjare?

Arma "JO!" eshte ne doren tende,
s'te mundon shume, keshtu me vrit!
Me" dashurine", mbase u dende
e mos me thuaj me: Me prit!!!


Edituar pėr herė tė fundit nga Hektor Koēiu nė Sat Apr 30, 2011 8:26 pm, edituar 1 herė gjithsej

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Fri Apr 22, 2011 1:10 am


Hektor Koēiu
JEMI EMER I PERVEĒEM

Te vajten syte tek mua!
Te mijte kishin mbire tek ti.
Shikome, se nuk ti marr hua!
Kam kohe qe t'shoh sa per dy.

Mos m'i hiq, "nuk ti vras,"se me duhen,
lermi, se shpirtin ma ndriēuan!
Po i hoqe do thone se ndruhen,
shikoji qe te kater u gezuan!

Shume nga kjo ndrojtje vuajne
dhe te tjeret jo se" parajsen" gjejne,
syte dhe mendja " paguajne",
per ato qe pa vlere i lene.

Dhuroni o njerez me shume dashuri,
dhuroni se s'jeni te perjetshem,
eshte; tek une, tek ti, tek ai,
tek te gjithe emer i perveēem!!!


Edituar pėr herė tė fundit nga Hektor Koēiu nė Sat Apr 30, 2011 8:27 pm, edituar 1 herė gjithsej

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Fri Apr 22, 2011 1:37 am


Hektor Koēiu
BUZET FLASIN

Ulu moj vajze dhe rrime,
qe ta pelcasim ziline!
Ti leme buzet t'bisedojne,
ne rrime vetem ti pergjojme.

Kur ata po nxjerin mallin,
s'kemi pse, t'ju qajme hallin,
ata xheē po mermerisin,
"po bisedojne me shpirtin"

Kodi tyre eshte i gjate,
s'u zbuloka me nje nate!
Ti leme ta zgjidhin vete
e gezofshin kete jete!!!


Edituar pėr herė tė fundit nga Hektor Koēiu nė Sat Apr 30, 2011 8:28 pm, edituar 1 herė gjithsej

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Fri Apr 22, 2011 1:39 am


Hektor Koēiu
LULESHTRYDHJA

Luleshtrydhke a gulukutke,
hajde pak se jam i smurke,
po te pres, qe te m'vish ti,
do te jap ca porosi.
Per fund viti, a mot te ri,
do unaze, apo nje rrethke,
t'me sherosh nga kjo dhembke,
se ne gjoks apo krahror,
nuk pushon po s'vume kuror.
Eja moj, mez a bel holle,
ē'te del e nxehta nga ajo goje,
mbaje tek imja te me freskoje.
Po kujdes se mos na shohin,
mbulojme kokat mos na njohin.
Luleshtrydhke a gulukutke,
me sherove se qeshe i smurke!!!


Edituar pėr herė tė fundit nga Hektor Koēiu nė Sat Apr 30, 2011 8:28 pm, edituar 1 herė gjithsej

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Fri Apr 22, 2011 1:40 am


Hektor Koēiu
GULUKUTKA

Gulukutke , moj luleshtrydhke,
a lozim bashke me symbyllke?
Sa me thua mbylli syte...!
Ti me zhdukesh veti i dyte...
Keshtu, me thane komshinjte,
ishte ftohte per te zinjte!

Hapi! -perse s'me thua?
Keshtu me genjeke mua,
ploteson tekat e tua
e une sa shume te dua!
Luleshtrydhke naze madhe,
kur do ti me fut ne valle!!!


Edituar pėr herė tė fundit nga Hektor Koēiu nė Sat Apr 30, 2011 8:29 pm, edituar 1 herė gjithsej

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Fri Apr 22, 2011 1:41 am


Hektor Koēiu
GJYSMAT E SE TERES

A pergjysmojme zemrat ?
Gjysmen tende ta marr une,
gjysmen time merre ti !!!
I pergjysmojme vojtjet ,
te vojtures dashuri.

Une s'kam ē'bej,
s'ke ē'far ben as ti,
bashke s'po rrime dot,
a nuk eshte ēudi,
per kete dashuri ?

Te dyve na vjen keq,
per ē'ka kemi krijuar
e punet na vene dreq!
Nuk jemi as te gjalle,
te vdekur pa mbuluar.

Ne jemi te vonuar...
Ne jemi te larguar,
kur t'them miremengjes!
Dreka te ju ka kaluar,
ketu mesnate, aty ka aguar.

A s'me jep nje mendje,
le te jete si te jete,
se keshtu moj zemer,
keq eshte dhe ender
e jo te jet' vertete !!!

Zemrat po u pergjysmuan,
s'do kete me "tradheti".
Vetem po humbe nje gjysem,
tek tjetri me ēereēken,
a do besh "prokopi"???


Edituar pėr herė tė fundit nga Hektor Koēiu nė Sat Apr 30, 2011 8:29 pm, edituar 1 herė gjithsej

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Fri Apr 22, 2011 1:43 am


Hektor Koēiu
LOTI

Syve, lotet te shndrisnin.
Ngjyrat, ylberit ja rrisnin.
Faqeve, rebelshem zbrisnin.
Mjekres naive, i mblidheshin.
...
...
Lotet, s'ti mora dot vesh,
megjithse do mbetej mes nesh...


Edituar pėr herė tė fundit nga Hektor Koēiu nė Sat Apr 30, 2011 8:30 pm, edituar 1 herė gjithsej

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Fri Apr 22, 2011 1:44 am


Hektor Koēiu
ME TY

Pa ty, nuk ka jete,
me ty, lind nje "bote."
Pa ty, erresire,
me ty drite e plote.

Pa ty, jam ne ethe,
me ty, ndihem ngrohte.
Pa ty, jam i dobet,
me ty, shume i forte.

Pa ty, as'nji ēast,
me ty, jete e mot.
Pa ty, jam i humbur,
me ty,kaloj detin me not.

Pa ty, se kaloj ,
dot pragun e portes.
Me ty, do i bija,
rreth e qark botes.


Edituar pėr herė tė fundit nga Hektor Koēiu nė Sat Apr 30, 2011 8:30 pm, edituar 1 herė gjithsej

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Sun Apr 24, 2011 12:14 pm


Hektor Koēiu
MOS PRANO PLEQERINE

Kishin ardhur femijet, vizite asaj darke,
une me ca shoke kishim dale per kafe.
Rruges, me kish bere pershtypje nje shtepi,
trendafilat shumengjyresh i jepnin hijeshi.
 
Afrohem, zgjatem, keputa ate qe me kapi dora,
me kujdes nga eresira, rrugen per shtepi mora.
E nuhata, ere te mire s'paska patur dreqi!
Megjithese si peng, mes dhembesh me mbeti.
 
Hyj brenda, xhvishem ne koridor,
trendafili, akoma kish mbetur ne goje,
kur nje - uauuu!-te gezueshme degjova,
-Gjyshi, gjyshi ka trendafil ke goja!!!
 
Gruaja, ju thote:-don te duket me i ri,
se si pelqen askujt te kete pleqeri !
-Une, heq trendafilin e shoh qe me zverdh
dhe nje fjale me kripe mendova te hedh:
 
-E zgjodha kete ngjyre, se jam bere xheloz,
per gjyshen tuaj te dashur o bukuroshe!!!
-E qeshem te gjithe me djem edhe nuse,
sa mire kur haron se ē'vite ke mbi supe!
Montreal 23/04/2011[b]


Edituar pėr herė tė fundit nga Hektor Koēiu nė Sun May 15, 2011 11:12 pm, edituar 2 herė gjithsej

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Fri Apr 29, 2011 2:31 am


Hektor Koēiu

Dialog me Manushaqen.

 
- E para dimrin sfidove,
gjithe mjedisin zbukurove,
ere te kendshme leshove,
shume njerez pas i mblodhe.
Lule e dashur manushaqe,
ē'tu perskuqen keto faqe?
Ti e ke ngjyren viole,
keq me vjen te t'mbaj per goje.
 
- Me erdhi turp kur mu afruan,
te joshur nga bukuria,
kur me afer me nuhaten,
me keputen nga lakmia.
 
- A s'me thua bukuroshe,
kush tu kenaq me shume?
 
- Gjithe ata qe me keputen,
kurore ne ēupkat me vune.
Ēupat u bene eremire,
nuset shtuan bukurine,
te moshuarit hijeshine.
U gezova per miresine,
qenkam bere per njerine!!!
H.Koēiu me 25/04/2011 Montreal Ca.


Edituar pėr herė tė fundit nga Hektor Koēiu nė Sat Apr 30, 2011 8:31 pm, edituar 1 herė gjithsej

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Fri Apr 29, 2011 2:32 am


Hektor Koēiu
SHTEGETARET

SHTEGETARET
Nje shtegetare me qendroi mbi sup,
duke m'folur shqip, sa mendjen ma humb.
Desh ta lejoja, te bente nje ēerdhe,
i hapa zemren, ketu balten derdhe!
 
Nuk ndejti shume, gadi gjashte muaj,
kjo ikja e saj me beri te vuaj.
Me iku pa pritur, s'me tha lamtumire,
nuk e urreva,te vinte kisha deshire.
 
Me pranveren, mikesha me erdhi serisht,
me ledhatoi e me foli ilirisht.
Kerkoi ta linja, te rrinte ne fole,
une i hapa shpirtin;- ketu e ke!
 
Erdhi vjeshta e mira dallandyshe,
ndarjen kesaj radhe e beri ndryshe,
trashegimtaren e saj prezentoi,
me tha lamtumire e pastaj shkoi.
 
Beri dy rrethrrotullime dhe u largua,
lote gezimi, nga syte me rodhen mua.
Kaloi dimri egčrt, pranvera erdhi prap,
ngrihem ne mengjez, dritaren e hap.
 
-Erdha tek foleja, amanet nga ime,
a mund te jetoj, a po s'eshte me?
-Degjova nje ze, me sy e kerkova
- Te rini gezuar,- me shpirt e urova!
 
Dallandyshe! Ketu ku jetoj, nuk ju kam pare,
kam dhe mall per juve, pale per vatane!!!


Edituar pėr herė tė fundit nga Hektor Koēiu nė Sat Apr 30, 2011 8:32 pm, edituar 2 herė gjithsej

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Fri Apr 29, 2011 2:34 am


Hektor Koēiu
AMANET!

Amanet!
 
Shpirti per atdheun,me denese qan,
nates perpelitem, si peshku ne tigan,
veten s'po e njoh e pyes ē'far kam,
s'di ne jam i vdekur, apo ende gjalle?!
 
S'jam aty; ku u linda, u rrite, u plaka,
s'jam mes njerzve te pres fundin e jetes,
mos duhet te them qe kaqe e pata,
oret numeroj e i bluaj si brejtes.
 
Mbase u sherbej ndo pak te rinjve,
mos i mundoj, kur te ngulem brinjeve,
mbase gjithe keto vite, kam kaluar kot,
mbase jam i afte, qe te behem mort.
 
Nuk po di ē'te them o miqte e mij,
se po u plake, behesh mč femije,
fuqia e mendimit dhe fjales ka rene,
nuk te pyet kush; si e qysh ke qene.
 
Ta dija se do digjesha mallit per vatane,
ta dija se ndahesha, se gjalli me vellane,
ta dija se gjuhen e memes nuk do e perdorja,
s'do levizja vendit, vdekjen do kerkoja.
 
S'do me vinte keq, se do vuaja shume,
s'do desha rehat, veē pak buke e uje,
s'do desha; pishina, makina "lumizine"
le te isha i pa ngrene e pa gjume me mire.
 
Ata qe si kam, prehen dherit eremire,
por po ti kisha afer me ta do bisedoja,
kur te vinte dita do kisha shume deshire,
prane tyre te prehesha, kete do kerkoja!!!
(02/04/2011 Montreal Ca)


Edituar pėr herė tė fundit nga Hektor Koēiu nė Sat Apr 30, 2011 8:32 pm, edituar 1 herė gjithsej

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Fri Apr 29, 2011 2:35 am


Hektor Koēiu
Dilema

Nuk me flihet,
me ty me rriet,
vetem kam frike,
te lutem mos ike,
kur jemi te dy,
nuk mbyllim sy.
Dita me nate,
me duken pake,
nga puthja e gjate
e embel mjalte,
kur nuk ke gjume,
pse s'vjen tek une?
Vij, po a te gezoj,
po me the ike,
si te veproj,
si t'ja bej zemres,
qe se komandoj!


Edituar pėr herė tė fundit nga Hektor Koēiu nė Sat Apr 30, 2011 8:33 pm, edituar 1 herė gjithsej

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Fri Apr 29, 2011 2:36 am


Hektor Koēiu
Mendjemadhes

U zvogelua dielli
e hyri ne sute e tu,
ndriēimin e derdhi
e bardhesi la tek ju.
 
Koken nga mua e ktheve,
ē'far doje valle t'me thoje?
Oh, me shikimin me verbove,
mbi lotet e mij po kendoje.
 
U kenaqe me dhuntine hyjnore
e mendjen nga gjumi se nxore,
te tjereve ligesi "u dhurove",
per vete, vetmine fitove!
 
Jeten, ne ky planet do e beje,
apo mos tu duk si planet kot?
Jetoje kete jete, se je bije nene
e me bij nenash do ishe tok!!!


Edituar pėr herė tė fundit nga Hektor Koēiu nė Sat Apr 30, 2011 8:33 pm, edituar 1 herė gjithsej

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Sat Apr 30, 2011 4:33 pm

Hektor Koēiu

DASHURIA E PARE

Dy koce te vockla,
sa gishti,kisha para syve,
me dy rripka,si lulekuqe,
vareshin si te keputura mbi supe.

Dorezat e ēantes prej bezeje,
rrinin mledhur pas doēkes se saj,
ne ecja a ndalesha pa mend,
syte s'ja ndaj, qe si ndaj.

Dy vajza,para meje,
po syte veē tek ti i mbaj,
ne ecja a ndalesha pa mend,
syte s'ja ndaj qe si ndaj.

Dora me vajti ti hiqja,
rripken bezdisese ne qafke,
dy sy esmeralde mu shfaqen
dhe zeri -"ē'pate o djalke?"

Kjo ishte ne shtatevjeēare,
tre vite ne banke bashke,
su ndame asnje ēast,
ne shkolle apo jashte.

Nje rast, ne shkollen e mesme,
u takuam perseri.
U perqafuam e puthem me mall,
por nuk beme dashuri.

Pa pritmas u takuam,
pa pritmas u ndame!
Pas tridhjete vitesh,
ne perseri u pame!
I pashe perseri,
syte esmeralde...
lotet qe rezuan...
Ishin t'vetmet fjale.

Me munguan shume,
per vite me radhe,
ato kocet e vockla,
ata sy esmeralde...

(Ne kujtim te M.H. gusht 2000)

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Hektor Koēiu prej Sat Apr 30, 2011 4:34 pm

Hektor Koēiu
MEDITIM

I preva me gershere ditet ne kalendar,
ju afrova shume dites se takimit
e kishim lene te takoheshim ne behar
e tani, presim fillimin e dimrit.

Perse e kam kete nxitim, as vete se di?
Sa lehte, ta shtysh kohen ne tavoline!
Veē prerjes as'gje s'ndryshove o njeri
dhe kateroret e numrave te mbire.

Koha ecen, sipas ligjeve te natyres,
ne qeniet njerezore, le ta ndjekim ate.
Vazhdimesine e kemi para fytyres,
po se ndoqe pas, nuk ke bere asgje.

Nga rrezimet kujdes, s'ka kush te ngreje,
shorti,ēdo kujt i dha nje emer,
o mbaje e shpjere gjer ne fund,
o rri e te jetosh pa zemer.

Rrojtja s'eshte risk per ēdo njeri,
ate e vendos ti ne perzgjedhje,
se "rron ariu ne maje te malit,
rron dhe miza ne prapanice te kalit."

Hektor Koēiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Hektor Koēiu

Mesazh  Sponsored content Today at 12:15 am


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 1 e 4 1, 2, 3, 4  Next

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi