Hektor Košiu

Faqja 2 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Shiko temŰn e mŰparshme Shiko temŰn pasuese Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Sat Apr 30, 2011 4:35 pm

Hektor Košiu
TAKIM MALESH

Melesine moj Melesine,
me krahe si gjeraqine,
sa u hodhe ne Gramoz,
me te ke zene e loz.
U zute dore per dore,
mblodhet shume lule bore,
u ngjitet ne "Maja e Petit",
i vute kuroren "Mbretit",
i hodhet kripe lezetit.
Sa u ndate, fluturove
shkove drejt ne Ostrovice,
vizitove majat thike,
sa šudi si s'pate frike!?
Mblodhe trendeline e zhumbrice.
E shkathet siš te ka hije,
na u hodhe ne Lenije,
mblodhe lule bukurie,
si nje engjell perendie.
U nise per ne Tomor,
te zinje zotin me dore,
i dhurove ate kurore,
sikur qene mijra dasmore.
Si i bere te gjitha me nate,
kerceve ne Mali i Thate,
shojte etjen me uje te arte.
Kalove neper Morave,
kishit kohe pa u pare,
perqafimet nxorren malle!
Pershendete fushen e Koršes,
perkedhele Qafen e Kazanit,
u shlodhe ne Sheshet e Stanit,
kujtove kohen e kapedanit,(1)
kur i bente prite Junanit.(2)
Ndaj dhe une te bera "PRITE",
te urova gjithe miresite
e te percolla moj Gjeraqine,
te rrish tek vendi ne Melesine
---shenim__
(1- Sali e Gani Butka. 2 Grekut")

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Sat Apr 30, 2011 4:37 pm

Hektor Košiu
SOT NE MONTREAL

Sot me 10. 10.'10. ne Montreal,
kush i trazoi rete e dielli te mos dale?
Njerzit,kane diten e "falenderimeve",
s'duhet te jene produkt i ketyre trazimeve.

Keshtu eshte jeta me vrana e kthjellime,
me oshilacione e pa devijime,
me te heshtur, te qeshur e te qara,
duhet te perballemi, me š'na del perpara.

Me "perplasjen e madhe"stardi i jetes,
na solli kete dite, qe gezojme sot.
Mjere ai qe s'pranon te verteten
dhe e di,si tani,do jete per jete e mot.

Duajeni jeten,se vetem nje here vime,
mos beni keq, se edhe per vete se doni,
gezoni šdo sekonde,minute e ore,
se vetem GEZIM do te trashegoni!!!

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Sat Apr 30, 2011 4:38 pm

Hektor Košiu
LUMI
Sa me merziti kjo monotoni,
mbledh ujrat e embla e i derdh ne det
e s'paska te sosur me mijra vjet.
Deti, tere qejf, ujrat e mija gllaberon
e gjallesat e mija si pranon!
ăudi , se niveli i tij s'ndryshon,
se toka meme, ja merr ujin dhe e filtron,
me burime te ndryshme, tek une i dergon
dhe kjo pune e lidhur si zinxhir,
eshte rregulluar si jo me mire.
Ketu, s'ka as te humbur as te fituar,
kjo eshte harmonia qe jeta ka egzistuar.

Vendosa te ndryshoj, se emri lume mu merzit,
reve te ereta, ju kerkova ngarkesen per vizite.
ato e shkarkuan, mua mu plotesua deshira.
U fryva e u zmadhova, kisha keputur ato "zinxhira",
ku gjeta nje rruge te re e mes te maleve qendrova,
krijova nje hapesire .si det e shume u gezova,
sa i lumtur isha tani e detit ja bera karshi:
- Ri o kripanik, kripu e digju nga etja,
ujin qe me merrje e mblodha tek vetja
e njerzit gjithe mirenjohje per mua,
me emrin Liqen me pagezuan.
Une paqesor isha me gjitheška,
por pas ca kohesh uji ere me ra...

Hera e trete qe m'thirren me tjeter emer:
-Kenete! Kjo me theri ne zemer...
Ju luta diellit te me thante shpejt
e ky vend si dhe ishte ,ashtu mbet...

Nga pervoja po ju them, bota ta mesoje,
se ligjet e natyres, s'ka fuqi, kush ti ndryshoje.
Asgje s'humbet, asgje s'krijohet, vetem
T R A N S F O R M O H E T.

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Sat Apr 30, 2011 4:41 pm

Hektor Košiu
EJA!!!
Po te kullon qumesht nga thithkat e gjijve,
eja hiqma etjen, po ropatem hijeve!
Eja ma hiq pakeze, kete buze thare,
mos ma shuaj zemren, flake le te marre!

Eja zemer eja, siš vije atehere,
sa lezet me kishe, pa naze e ledhe.
ă'ke qe perdridhesh, mos i ke avaze?
E šilter ke qene,kot po me ben naze.

Moj, kjo perdridhje s'po me duket kot?
Po me le ne gjoks, te mbledhur nje kotke.
Me zemren time , po luan pikpongun,
e le te digjet,nuk degjon as gongun.

Eja lozonjare, lagma buzenthare!
Po s'ma lage sot, lumi le ta marre!
Le ta marre lumi, ta shpjere ku te doje,
vetem jo mos nxirr, nga e embla goje!

Pyete dhe shpirtin,pa eja me thuaj,
boll e lodhe veten, boll per ty po vuaj!
Jo!- te tha shpirti, ike gjej dashurine,
ne dy veta lind ajo, ndaj kerkoje mire!!!
22 prill '11 Montreal( H.Košiu)

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Sat Apr 30, 2011 4:46 pm

"Hektor Košiu"
Ania ime.
Ndala pak kohen,kaq"kisha" mundesi
e ndala dhe moshen e u nisa tek ti.
Ah, sa do desha, te isha me i ri,
te hyja si enigme tek ty dashuri...
Si e ndala kete moshe, mos bera gabim?!
Spirancen e hodha, nuk pata qendrim,
timoni anijes, ka mare vetkomandim,
mbetem i penduar e paskam mallkim,
as kush s'me ndal dot ne kete "udhetim",
me duhet ta mbyll, te behem me trim!!!
(H.Košiu me 26/04/2011 Montreal Ca.)

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Sat Apr 30, 2011 4:47 pm

Hektor Košiu
Ankesa
- Lartesa e malit, s'me le te shoh mbrapa tij!
Si ankese ma degjuan... e me folen me urtesi:
- do te mar lart mbi mal, te shohesh aftesine
e shkak mos nxir malin, kontrollo dhe syne!

Mos u anko o njeri, per jashte mundesive,
kalo mbrapa malit vete e kenaqu mrekullive,
po nuk sakrifikove vete, ne vend mbive,
mos bej shume ankesa, s'ta ka kush me hile!
(H.Košiu 26/04/2011 Montreal Ca.)

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Sat Apr 30, 2011 6:42 pm

Hektor Košiu

Jetimi

Se jam jetim,
ndaj jam pa fat,
s'kam as kujtim,
per fis a gjak.

Se jam jetim
e larg do shkoj,
s'dua te mbetem,
ne konfuzion.

Aq larg do shkoj,
ku mos me njohin:
"i shkreti, i varferi",
s'dua te ndigjoj.

Shume larg
e larg shkova,
genjeshtrat,
botes ja njoha.

Ky zhgenjim,
me deshperoi,
valle, š'kam,
š'far me mungoi?!

Me munguan:
toka eremire,
gjuha tere hirr
e shpirti i lire.

Me munguan,
se pata mallkim,
paška se jam,
vešse nje jetim.


Edituar pŰr herŰ tŰ fundit nga Hektor Košiu nŰ Sun Jun 26, 2011 2:33 am, edituar 1 herŰ gjithsej

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Sat Apr 30, 2011 6:44 pm

Hektor Košiu
Nene Tereza

Linde,si lule e pa šelur, nga prinder shqiptare,
ndaj "Gonxhe" te thirren qe t'ju vinte mbare.
Sa u šele moj Gonxhe, aromen e mire leshove;
vojtjet, smundjet e vdekjet, njerzve ju lehtesove.

Dikush, ish "krijuar" per ty dhe ti e ndjeve Kalkuten,
renkimet, te qarat e dhimbjet,i ndrove me lahuten.
Si shqiptare, gjithe vojtieve ju dhe besen,
i bere te mos humbisnin kurre shpresen.

Ti Gonxhe u linde, u rrite si perendi lulesh,
si Nena e njerezimit u njohe e jetove,
te gjithe humbasim me vdekjen, veš ti fitove,
se mbas gjashte vjetesh: U LUMTUROVE !

Je nisur drejt : SHENJTERIMIT,
o Gonxhja jone, Nena e njerezimit.
Nje shekull u bere, nga lindja ne gusht,
fitove veš lindje e ta kujton šdo kush!!!

( Me rastin e 100 vjetorit te lindjes, 26/08/10)
Hektor Košiu

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Sat Apr 30, 2011 6:47 pm

Hektor Košiu

Here me dukesh pak e here dukesh e terŔ,
here me zhdukesh fare: vajze je a hene?
Her dukesh e zbehte, here dukesh e bardhe,
here e perskuqur, mos je hene, moj vajze?!

Gjithmon te shoh vetem: shoqet te kane lene?
Prap po te bezdis moj: vajze je a hene?!
Po me mundon shume ne koke me ka rene,
dashuria per ty moj, qofsh vajze apo hene!!!

Mos me je jetime, a ke babe e meme?
Perse s'me tregon: vajze je, apo hene?
Here me harohesh, here me vjen e tere,
une me fort te dua, qofsh vajze a hene!
( H. Košiu Montreal Ca.__ 2010)

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Sat Apr 30, 2011 8:04 pm

Hektor Košiu
Besa, Jeta dhe une.

U ndane buzet e nxorri zerin goja:
- mirupafshim zemer!- E fort e shterngoja
- Mirupafshim!- thame e su pame me...
me tingellon veshit, akoma ky ze...

Kaluan shume kohe, bile shume vite,
kur me dole perpara; se prisja, se prisje,
shume vite ishin, plot gjashtembedhjete,
me ecjen šapkenshe, por pak me te qete.

Si s'kishe ndryshuar, gjithe keto kohe,
te dallova mire mes tymit cigares fjolle,
Te dola perpara, gadi per surprize,
ti gjesh mu perplase e kerkove ize!

Prap t'dola para e te zgjata duart,
- zotni!- me thate, - me ke me ngateruat?
- Besa!- te fola,- š'pate s'me njohe...?
- Besa eshte ime, - nga goja fjalen nxore.

- Vesheve su besovae prap te thirra - Besa!
- habitshem me ike, une si trung mbeta.,
perse po denohem me keto vegime...,
perse po me mundon o fantazia ime!?

-Nje dore nga mbrapa, me troket mbi sup
e kethej koken pas..., perseri e humb...
Me thire me emer, mu vare ne qafe,
sa desha ky qafim, te vazhdonte gjate..

Me gjithese ky takim, ishte pak i thate,
duart, i preken pak, floket e saj te arte,
syte e shperqendruar shifnin poshte e larte,
heshtur; goja fryma, kishin bere nje "pakt"!

- Jeta, eja te te njoh, me kete zotnine,
se takimi me te, me kujtoi rrinine..
- Vajza e šuditur, afrohet me ndrojtje,
si pa takt ju duk, si etike kjo njohje.

- Jeta Bregu- tha vajza, pastaj buzeqeshi,
- mire e degjova, apo m'gaboi veshi?
- Besa e tronditur, menjehere me tha:
- Artan dhe ime bije kete mbiemer ka.

- Pra dhe burri juaj, ka kete mbiemer?
-ani se kjo pyetje me dogji fort ne zemer.
- Tani, une s'jam martuar, hiš mos u šudit,
kur u ndame thame: "te pres e me prit!"

Si e di qe ikem, ne kohen e diktatures,
ne na u dha rasti, ju larguam dhunes,
sapo mbritem atje, babai , azil kerkoi,
ndaj kjo pritje e gjate, shume na kostoi.

kur Jeta ish tre vjet, prindet m'aksidentuan,
vojtjes shpirterore, te tjera ju shtuan...,
sapo vendi yne, ndryshoi shoqerine,
une me vajzen e vendosem te vime.

E tani qe u pame, ah! sa mu shlodhen syte,
Artan, vajzen vete ta rrita, eshte gjaku yte,
po te jesh i zene... une, une... s'te pengoj,
vetem : "PRIT!"qe thame, ketu me dergoi.

- Mjaft Besa shpirt, me fole per besnikeri,
ti paske qene ne mua, une kam qene tek ti!
- Pa menduar gjate, koken e afrojme,
buzet e shpirti, filluan te kendojne...!!!

Pas pak u bashkuam, ne perqafim te tre,
s'kish me gje ne bote, te na ndante ne!!!

(Ngjarje e vertete,treguar nga vete miku im, i cili
ma lejoi shkrimin, ne veten e pare dhe te drejten e publikimit)
H.Košiu 1993.

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Sun May 15, 2011 7:28 pm

Hektor Košiu
ăudia ime!!!
Me ngrysje, mengjezeve,
me gdhije mbremjeve,
me zgjoje ne pikun e nates,
me ftohje ne mes te vapes!

Me trembje me te bertiturat,
me šmendje me te papriturat,
me qoroje me erresiren,
me shurdhoje me mermerimen!

Me kriposje me embelsirat,
me sheqerose me te hidhurat,
me ngjall e nuk me le,
me vdes, s'me fut ne dhe!

Ne je zot, mbi zotat ti,
apo shejtanke, qe vete se di?
Beme uje edhe me pi,
pa nuk te deha si me raki!!!

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Sun May 15, 2011 7:30 pm

Hektor Košiu
Perballja.

E hoqa veshtrimin nga ty,
u lodha!
Zerin, qe deshte te dilte,
e pengova!
U gjenda i qete ne vetmi,
u shlodha!
Tani bej bilancin, humba,
apo fitova?
Trupit tim: " me shpirt "...
i mungova!

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Sun May 15, 2011 7:34 pm


Hektor Košiu
Nipi im
Sot eshte nje dite,
qe s'eshte si die,
po si neser,
s'edi?

Sot eshte nje dite e mire,
nuk eshte si die,
po neser?
Mund te jete si sot?!

Sot eshte nje dite e mire
e bardhe njemije vjet!
Gjysh u bera per here te katert,
me nip plot shendet!

Eshte viti dymijŔedy,
dhjetor njezetenje,
dita e shtune,
ora njezetenje.

Sot eshte dite bukur,
qe s'eshte si die!
Po neser?
Qofte si sot, per jete e mot!!!


Edituar pŰr herŰ tŰ fundit nga Hektor Košiu nŰ Sun Jun 26, 2011 2:35 am, edituar 1 herŰ gjithsej

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Sun May 15, 2011 7:36 pm

Hektor Košiu
Pritja sinjalizon egzistencen e shpreses.

Pres qe pritjet mos zhgenjehen,
pres qe shpirtrat te gezohen,
pres qe shpresat te mos "dehen",
pres qe plaget mos lendohen.

Pres ndeshkim per ligesine
pres te ardhmen, me te mire,
pres lumturine e miresine.
pres veš paqe per njerine,

Pres ta mbyll dhe pleqerine,
pres, mos e merzit qetesine,
pres, por jo dhe me deshire
vdekjen, "per tu ripertrire."

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Sun May 15, 2011 7:37 pm

Hektor Košiu

Vjedhesit e krijimeve...

Ma vodhe penen, me šfar te shkruaj?
Me vidh dhe mendjen, s'dua te vuaj?
Ti flet me veten, kur mi merr mua,
s'mi more borš, nuk ti dhashe hua!

Mirefillte e quajme, se mi more,
mundem te pyes, se š'far fitove?
Vetveten, pa dashje e mohove...
Me lehtesi, dy vete shkaterove!!!


Edituar pŰr herŰ tŰ fundit nga Hektor Košiu nŰ Sun Jun 26, 2011 2:36 am, edituar 1 herŰ gjithsej

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Sun May 15, 2011 11:10 pm

Hektor Košiu
Stinet

Erdhi sivjet pranvera
e duket e frikesuar,
dimri mundur,s'do te iki,
eshte akoma i turbulluar.

Prapavija e šoroditur,
shpesh pranveren ka sulmuar,
po bimesia e šelevitur,
nga sulmet eshte blinduar.

Sapo dita edhe nata,
te jene duke u barazuar,
tatepjeten mer e ftohta,
bashke me rrobat ngarkuar.

Bimesia gjallerohet,
harmonizohen gezuar,
rilind jeta natyrore,
nga zoti eshte uruar.

Ne zenith afrohet dielli,
dita naten zvogelon,
frutat, piqen nje nga nje,
erdhi vera po na thone.

Pak thahen e shume rinohen,
ky eshte ligj, ne boten tone,
si e vendosur me risk,
š'kemi risk le ta gezojme.

Na vjen vjeshta me ngadale,
pergatit natyren rreth,
nje qilim ngjyre floriri,
rreth e qark ajo e hedh.

Pergatitet šdo gjallese,
me kete paralajmerim,
se pas pak do na vije dimri,
te gjen jashte, ay te ngrin.

( H. Košiu prill 2011)

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Mon May 16, 2011 12:28 am

Hektor Košiu
Serenate...

Hape deren, balkon me dil,
veš driten mos e ndiz,
se do na zgjosh komshine
e me te thashethemexhine.

Jam une qe po kendoj per ty,
vetem nje shok kam shoqerim,
kitara e šakorduar prej terbimit,
se na deshtoi die, ay takim.

Tani do t'them naten e mire,
tjeter urim š'far te te them,
qofsha dhe une ne endren tende,
ne endren time me ty do jem!!!
(H.Košiu-2011)

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Sun Jun 12, 2011 10:58 am

Persosmeria

Je e persosur, kur te shoh nga larg,
krijuesit e tu punuan me merak,
S'jam ngopur me ty, dua te t'shoh e pak,
me hipnotizove, me fute ne lak.

Te ndrišon floku, si vandak i arte,
shtati yt i bukur, si selvi e gjate.
Lum kush do te mare,ka lindur me fat,
le te mos martohet, veš me ty nje nate.

ziheshit me diellin se e kishe hak,
se sapo dilje ti, dielli fshihej prap.
Edhe hena ziliqare, sa te kish inat,
lutej per ty gjumit, ti bente sevap.

Ju lumte krijuesave, pune me merak,
te them je e persosur, eshte shume pak!

(H.Košiu maj 2011, Montreal Ca.)

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Sun Jun 12, 2011 10:59 am

Mikut tim renacak

Te lutem e kjo te mbetet midis nesh,
mos mu beto e vazhdon te m'genjesh,
une jam bindur, kur ti fare qete
e beson dhe vete si te vertete.

Kurre mos haro, kete zakon qe ke,
je i mirepritur, gjithemon tek ne,
ne nete dimri, kur ndrišimi na le,
fole se te ndigjoj, vetem mos bej be!

Perse te t'zemerohem miku im,
vertete je krijues e nuk do šmim?
Ne diten me diell, ti prap me genje,
perseri te lutem, vetem mos bej be!

Trillet e tua, me taban popullor
i tregon bukur, si nje barcolete,
per š'do sajese, i jep fund gazmor,
pa e perfunduar, kuptohet lehte.

(H.Košiu maj 2011 Montreal Ca.)

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Sun Jun 12, 2011 11:01 am

Pamja e jashtme, pasqyre e shpirtit.

Sara iku nga kjo jete e la jetime tre femije,
me Mangjellasin e vdekur tani do te rrije,
la dy binjake e vajzen dymbedhjete vješare
nga djemte, ishte vetem nje vit me e madhe.

Vajzes i rane rendom, hallet e shtepise,
ndonjehere, kur kalonte pragun e avllise,
ra ne sy šuditshem, prej bukurise,
sa gjithe graria, u smur prej zilise.

"E bukura e dheut" i thirren tere fshati,
bile dhe ziliqaret ja hapen nga inati:
menšurine asaj ja ka mare bukuria,
asaj shtepie, do i humbe fare fania..

Kaluan vite,djemte degjonin keq per motren.
Menduan ta heqim qafe, per mos mbajtur boten:
- moter do te martojme, ne burri do te šojme ne.
-Ajo pranoi vendimin, kundershtimi s'kish fajde.

Ate mesnate; ja lyen syte me shire pishe,
s'ishte mire, qe burrin e para ajo ta shihte
e futen ne nje thes, para se ti lidhnin gryken,
paksa te mallengjyer, te motren e pyeten:

-ă'far deshire ke moterzŔ, se tani do shkojme,
nuk dihet se, njeri tjetrin kur do e shikojme?
- T'ju puth njehere; per vete,per nene e baba,
-vellezerit u perloten pa ze dhe loti faqeve u ra...

Rruge, eresire, nje kale i ngarkuar e dy kembesore,
njeri mbrapa, tjetri para me kapistren e kalit ne dore.
nisur per askund, mesnata e dyte te raskapitur i gjeti,
shkarkojne, ikin te vrerosur, ngarkesa e "vetme"aty mbeti.
* * *
I biri Reto Peškos, me kater langoj kish dale per te gjuar,
zagaret filluan te lehnin e kujisnin e dukeshin te alarmuar,
sapo ishte gdhire, kjo nuhatje e zagareve e kish gezuar,
leshohet me vrap tatepjete, mbrin e mbetet i befasuar.

Kur mbrin i zoti, sheh prene e zagaret qe e kishin rrethuar
thesi levizte e nje ze i embel dhe lutes ish duke kenduar:
-Si ty s'paska ne kete bote, as kam pare e as degjuar,
tani hapmi syte e lodhur, kane nevoje per te shikuar!

-Gjahtari me ndroojtje, zgidh thesin e sheh "gjahun" e vet,
i mrekulluar e hutuar; sheh "henen" qe pronave te tij zbret,
perkulet ne gjunje e lutet per hyjnine qe i erdhi dhurate,
betohet se me s'do gjuaje, mbase e kjo perben mekate.

Si ja hap kapaket e syve, me ujin si kristal burimi,
mbeti i shastisur fare, nga gjelberimi i atij veshtrimi.
E rremben ne krahe trimi dhe e shpie ne shtepi,
ta gezonte nenen e tij, t'ja ndryshonte ate vetmi.

Shtepia e tij, oxhak i degjuar, me pasuri te pa mate,
do filloje te "mare fryme", sapo u gdhi nga kjo nate.
Mer dorine trimi djale, shkon ne kishe te lere takim,
si durohet sa me pare, me hyjnine te beje kurorezim.
* * *
-Nuse, lahu vishu e zbukurohu e djalin dil ta presesh!
- Zonje jam e lodhur shume( me vehte)" s"te lene as te vdesesh"!
-Vetem siurdheron, nga goja jote, dua une te degjoj,
keto huqe moj dembele, ketu tek mua nuk te shkojne.

-Para pasqyres e ketyre bizhuterive,
ju duk vetja vajzes shkrete, si e derguar perendie.
Zonja fshehur mbrapa perdesh, vajzen e vrojtonte,
s'kish pare nje femer tjeter, neper shtepi te levronte.

Neper dhembe vajze e embel, ja fillon e kendon:
-E rea e Reto Peškos, e bija e Sara Mangjellos.
erdha sot ne kete dite, vura te kuq e te bardhe,
u bera e tere e florinjte ; duar, veshe, gushe e balle!

-HŔŔŔ moj; me marsh te keqen e djalit,
si engjell dukesh, po qenke bija e djallit.
s'ke hyre ne kete shtepi akoma mire,
do te maresh pasurine e nenes te bire.

-Une vojtjet kam pjese, jetimi buze e pa qeshur
Por dhe kjo kukudhja, vete ka per te mbetur...
-Le stolite edhe del, zonja pas i vete s'mbeti aty,
nje shilars ne mani i madh, sikur ja bente me sy.

-Zonje šfar eshte kjo, a mundem ta di?
zonja hipen ne shilars dhe ja ben per zili,
Varur qafe šelsa shume, me zinzhir floriri.
-Hajde shtyme te kolovitem, se ti ke fuqi.

-Vajza fort e shtyn shilarsin, zonja na reshqet,
por zinzhiri e mban varur, gjuhe jashte pŔllet,
si e sheh, qe me s"levizte" e merr dhe e ndron
e vendos ne shtrat, duket sikur mbreteron...

Pas ca oresh, na vjen djali shume i gezuar,
na gjen vajzen te perlotur e te deshperuar.
-š'kemi o yll o drite, perse je bere keshtu?
- im zot, zonja meme...,po u kerkon ju...

-Sa vjen djali afer shtratit, nena syte i hap,
vetem sa bente me shenja, gjuha nuk i llap,
i ve duart ne gryke, pastaj drejton nga vajza...
-Se kuptoj š'far me thote, se š'bluan perbrenda.

-Thote, hapset ja lere nuses, se eshte per shtepi.
- Nene mos e mundo shpirtin, te nuses jane vallahi.
-Zonja vdiq e shpirti i saj, kalofte ne qetesi,
šifti u trashegua, me shume femije e pasuri!!!

( H.Košiu Montreal, me 1 qershor 2011)

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Sun Jun 12, 2011 11:02 am

Ere pabesie

Kur flas me ty ne telefon,
truri shkrete fare s'punon,
gjuha fillon e me belbezon,
veshi zihet e nuk degjon..

serioziteti yt, me mundon,
buzeqeshja jote me mungon,
me fjale pa takt me surprizon,
shans nuk me jep, s'te mjafton?

Po the s'te dua, me shpeton,
te mallengjehem, kete deshiron,
apo dhimbja e ime, te gezon,
shume pyetje te bera, š'me ofron?

Te vetmen alternative, po te shtroj:
kete kohe, si ender lerma ta kujtoj,
mŔ ngacmove mŔ, tek ty do fluturoj,
gjalle se bashku, o vdekja t'na bashkoje!

(H.Košiu maj 2011, Montreal Ca.)

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Sun Jun 12, 2011 11:03 am

Ekstreme
Te presesh dike e s'te vjen.
Te besh nje pune e lekun s'emerr.
Mbas lodhjes te ze gjumi, dikush te ngren.
Ti ke therur nje pule, ay ta ben derr.
Ti po punon, ay kalon e s'te thote: "puna e mbare"!
Ti po pi nje gote qumesht, ay thote: jo pive dhalle.
Ti po noton ne liqen, ay thote: "s'je lare"
Ti po digjesh ne diell, ay thote; hena sa ka dale.
Ti po i tregon nje ender, qe mbreme e ke pare,
ay te degjon mire e thote: s'e besoj as vete,
Ti i thua eshte ender, ay thote; s'eshte e vertete.
Ti po kendon nje kenge, ay degjon e qan.
Ti mallengjehesh e ndalon, ay fillon e kendon.
Kjo qenka bota, me ekstremet qe krijon.
Si mua dhe ate, njelloi na ndihmon...

(H.Košiu maj 2011, Montreal Ca.)

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Sun Jun 12, 2011 11:04 am

Vere!

Kjo stine e veres,
me vajti pas zemres!
Po freskome moj ere,
jam dehur me vere!

Kjo dehje me vere,
"eshte e para here,
me duket me vlere
dhe sikur kam lere!"

E dua kete stine,
se ndihem me mire;
trupit mi ben mire,
shpirtit nostalgjine

( H.Košiu maj 2011 Montreal Ca.)

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Sun Jun 12, 2011 11:05 am

Qaj duke kenduar!

Per dashurine, gjithemon kemi kenduar,
ndonse edhe shpesh na ka lenduar,
por te qajsh, jo se gabon,
se loti shpirtin ta qeteson!

S'eshte turp te qajsh, kur shpirti lendohet,
se ka dhe deshperim, pa gezimi vleresohet.
I š'do seksi te jesh, mos e mbaj perbrenda,
ndaj quhen binjake e qara dhe kenga!

Qaj duke kenduar, do ndihesh me mire!
Eshte bote e trazuar, me njerez "te lire".
Nje eshte dilelema; me do, a s'me do!
petalet e luledeles, s'ti zgjidhin dot keto.

Te kesh š'do gje, pretendim do e quaja,
trupi e shpirti jane tendet, te tjerat te huaja.
Gjithe pretendimet, te jene me karar,
qaj duke kenduar,, nuk do kesh zarar!

Qaj duke kenduar, kendo edhe qaj,
do lehtesosh trupin shpirtin, pas kesaj!
Duhen dy njerez, qe te linde dashuria,
ndaj gjeni njeri tjetrin, t'ju vije e qetesia!

(H. Košiu 18 maj 2011 Montreal Ca.)

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Hektor Košiu prej Sun Jun 12, 2011 11:06 am

Ne ekuinoks!!!

Ne ekuinoksin e beharit,
ta heqesh nga mendja te qarit
mund t'mi besh vizite varrit,
t'ja gezosh shpirtin"te marit"!

Ne ekuinoksin e beharit,
mblidhmi lotkat e te qarit,
mi vadit pak rrenjet e barit,
se do i shpetosh nga te tharit!

Ne ekuinoksin e pranveres,
merr me vehte flladin e eres,
jemi njelloj ne stinen e bleret.
ti ke diten, une naten e erret!

Ne mesdite, eja bisedojme.
njeritjetrin mos e deshperojme,
te dy "jemi" e bejme monolog,
ti aty mbi dhe, une nentoke!

Ekuinoksin tjeter, mos mu afro,
se ti me dhimsesh, jo se nuk me do,
gezo jeten tende, timen haro,
kete fat pate, mos u deshpero!
* * *
I erdha kodres rreth e qark verdalle,
s'ta gjeta, s'ta gjeta dot varre!!!
lotesh largohem, pa nxjere dot malle,
me mire, se do te mbaj mend te gjalle!

(H.Košiu qershor 2011 Montreal Ca.)

Hektor Košiu
Antar i/e re
Antar i/e re

Numri i postimeve : 98
Registration date : 22/04/2011

Shiko profilin e anŰtarit

Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Re: Hektor Košiu

Mesazh  Sponsored content Today at 1:31 pm


Sponsored content


Mbrapsht nŰ krye Shko poshtŰ

Faqja 2 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Shiko temŰn e mŰparshme Shiko temŰn pasuese Mbrapsht nŰ krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pŰrgjigjeni temave tŰ kŰtij forumi