POETJA JONE MYRVETE MEHMETI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

POETJA JONE MYRVETE MEHMETI

Mesazh  shaban cakolli prej Wed May 29, 2013 1:39 pm


shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: POETJA JONE MYRVETE MEHMETI

Mesazh  shaban cakolli prej Wed May 29, 2013 1:40 pm



MYRVETE MEHMETI
Myrvete Mehmeti ėshtė krijuese letrare dhe anėtare e Lidhjes sė Shkrimtaėve nė Norvegji. Ka lindur nė Mitrovicė tė Republikės sė Kosovės.Shkollimin fillor dhe tė mesėm i kreu nė vendlindje. Si shumė shqiptarė edhe Myrvete Mehmeti mori udhėn e mėrgimit. Jetoi nė Slloveni, pastaj nė Austri, Holandė dhe Gjermani. Dhjetė vitet e fundit jeton nė Norvegji. Ėshtė marrė me pėrkthime nga gjuha shqipe, boshnjake dhe gjermane nė gjuhėn norvegjeze.
Ka botuar librat me poezi " Aty ku janė tė ngujuara lumnitė"(2010) dhe "Kuajt e mjegullės" (2012).
Me rastin e 100 vjetorit tė Pavarėsisė u nderua me cmimin ''Kosovė Rexhė Balaj'' , tė cilin e jep komuniteti shqiptarė i Malmes nė Suedi.
Poezitė e saja janė pėrfshirė edhe nė antologjitė:
«Lotėt e virgjėr» (Antologji pėr nėnėn) nga Fatmir Terziu,
"Njė shekull dritė - 100 poetė, 100 poezi" nga Hasan Qyqalla,
''Zjarrė i pashuar'' (shqip-rumanisht) nga Baki Ymeri dhe nė
"Thesarin Kombėtar" qė del sė shpejti nė Suedi nėn redaktimin e Prof. Fetah Bahtirit.


shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: POETJA JONE MYRVETE MEHMETI

Mesazh  shaban cakolli prej Wed May 29, 2013 1:41 pm

LADY NORVEGJEZE*
Ti e bėrė statujė tė presėsh,
me dorėn strehė dielli
mbi bregoren e liqenit tė njelmėt!
Kė prisje vajzė deti?
Ųrnuf Bast njė burrė i rrahur nga jeta
psherėtinte: - Dyveke bijė, Dyveke...!
-nėn ujėra tė qeta fshihen apokalypset e vogla.
Ti kėndoje njė serenatė
dhe ē'tė bėje tjetėr mė mirė
ku hėna binte e plotė mbi qytet bojė ari
e qentė mend bėheshin ujq,
hijet mend bėheshin njerėz.
Po ti si kishe frikė si orkanin Barbara
dhe pėrmbysjen e anijes ''Dictatori''
nė Virginia Beach!
)*Norwegian Lady statues

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: POETJA JONE MYRVETE MEHMETI

Mesazh  shaban cakolli prej Wed May 29, 2013 1:46 pm

rrėke…

Njė etje trumcaku
pi strehėve nota qė pikojnė,
prej pllaka gramafoni.
Pushtohen qarqet, pushtohen;
gėrryerje rrathėve tė jetės
diapazonit zė njė gur
mullirit mbi njė lumė.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: POETJA JONE MYRVETE MEHMETI

Mesazh  shaban cakolli prej Wed May 29, 2013 1:47 pm

rrėke…

Njė etje trumcaku
pi strehėve nota qė pikojnė,
prej pllaka gramafoni.
Pushtohen qarqet, pushtohen;
gėrryerje rrathėve tė jetės
diapazonit zė njė gur
mullirit mbi njė lumė.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: POETJA JONE MYRVETE MEHMETI

Mesazh  shaban cakolli prej Wed May 29, 2013 1:48 pm

ZEMER(A)KE

Andej e kėtej ikėm.
Ėndėrrt: ēfarė mbeti kėtu
prej dy siluetash zemėrake?!
Ujori, derdhė me shtambė
tė pirėn e detit nė breg.
Rrumbullak mė e madhe
bota nė tė ecur poet.

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: POETJA JONE MYRVETE MEHMETI

Mesazh  shaban cakolli prej Wed May 29, 2013 1:48 pm

Poet poeti

Vėshtrim ti hedhėsh
fjalė e Tij, pėrkujton Atė dhe majin!
Pėr vargun thukėt pikon penda ar
prekė faqesh e pa shfaqura e kohės.
u mata t’u them, c’ka thėnė poeti:
“Kur tė flasėsh fol tė dėgjohesh nė bjeshkė,
nė shkretėtirė…”… e dinė

bėrė pikė uji mbi gjithė kėtė det epigrafi
zė s’mė nxori vargu
Poeti shkoi poet me shkronje tė vogėl
e sa pėr dhembje bėrtiti fjala
sa maja e lapsit thyhet
Si More Vdes Poeti, Si?!
i linduri flakėve tė gushtit ’42
edhe i heshtur vazhdon e fletė
fletė …

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: POETJA JONE MYRVETE MEHMETI

Mesazh  shaban cakolli prej Wed May 29, 2013 1:49 pm

BIE SHI

Atė vit vashat
thurnin kurora
cila mund ishte mė e bukur
Ajo hoqi lule nga flokėt
i la mbi njė gur
stina mos plakej
Prapė erdhi prilli
dhe shi bie…

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: POETJA JONE MYRVETE MEHMETI

Mesazh  shaban cakolli prej Wed May 29, 2013 1:50 pm

SHIRAT MELODIK

Lėviz pėrtueshėm
kopeja e mjegullave tė bardha
drejt muzgut tė harrimit
derdhet violina paganine
nė shira melodik
Mos i lėvizni retė
retė mos i lėvizni
e dua nė heshtje
harkut tė Robin-it
flokun e eshkėt tė vajzės
sa tė nxjerr nėn lėkure
dhe njė pendėl
pėr fletėt e akullta

ORA E IKJES

Perėndo
i pa lindur si dielli
mbi zinxhirin e gurėt
ku ti hap e mbyll
kalldrėmet vetė zhgėnjimi
e koha bohemiane
s’rrotullon me asgjė
klesidrėn e njėjtės grua

GURI I ZI

Para se
qenkam mysliman
isha krishterė,
po mė tutje,.. tutje
isha edhe pagan…

Kaq afėr dielli e yjesh
jam vetėm Ilir;
i lirė prej ndasive fetare,
dialektore,
partiake,
kufitare…

Po ti,
mė quaj Shqiptar
dhe mė jep nder
besimin tim
tė ruaj si tė parin
nė Gurin e Zi tė Shkodrės
RROTULL KOHE

..akrepi orės nė njėsh;
tė errėta rrugėt
mė rreken nėpėr kėmbė
tė marrė nė thua
tė grindem me dikė…

Ora gjashtė!
Diēka e munguar
fshehur botės i rri
e verdha e syrit reflekton
zgjidh gjarpėrimin e horizontit.
Dielli orėn dymbėdhjetė
marramendės mbi gozhdė;
shfletohen romane
vetėm fletėt e pėlqyera.
Nė orėn pesėmbėdhjetė
flokėt kėrthinja shelgu
thurin fustanin e liqejtė;
shtegton mjellmė kėnga e jetės,
mbushen sytė e tharė tė vjeshtės
mbi fletėt e kapėrcyera
era e mbrėmjes shfletėsore
tė pa lexuarės sė librit.
Pres.., e pres
rėnien e dhimbshme tė kambanave
shtyn dikush kohėn me gisht
pėr njė orė…
TANGO

Koktej gjumi e zgjimi
dua a s’dua
tė shkelim rrugės
qė tangoje lulėzon
Nė bel mbaj
vallėzimin e fundit
si tė parin pikturės lėvizėse
kėndojnė taket kallėzimtare
tė gruas vetmuar
joshės kostum i zi burri
Ngase nuk ėshtė ajo
rruga qė e nis
qė e tremb
ndalon…

E njohė kėtė grua
doresh mė del
gjallė mė tradhton
sikur vdekur
KUR TĖ KĖNDOJ NUK DI

Ē’ėshtė pranvera
Nėse nėn hije qerpikėsh
nuk shuajnė etje zogjtė
nė qeska tė murrme liqenet!
Vegjėt brigjeve endin me erė deti
oborreve tė ėndrrave
tė humburit
sa kot tė kėrkojnė valėve
frymėn qė ka bari i malit
dhe kroi i kaprojve.
Zhvidhos degėt e ndėrthura
si roletėt e pranverės
mund tė gjeje njė varg apo dy
kėngėn e natyrshme tė zogjėve…
KĖRKOJENI

Kėrkojmė njeriun
kėrkoni..
Njeriun pas xhamash tė zinj syzash
me kėpucėt e veshjet e tij
pozon me stil urban
nė rubrikat gazetė e pėrditshme.
Por prapė kėrkojeni,kerkojeni njeriun…
Prej gjumit letargjik zgjojeni!
A E DI

Asnjėri se di
kėngėn e fshehur
tė Atlantidės
Lėviz flladi perdeve
vagėllimė mėngjesore
vala han bregun
nėpėr fije harpe
vijnė erėrat
ndėrrohen
mbi pentagram…
ZGJIDH E MERR

Me vjen peshk i artė
tė vallėzoj me algėt,
muzikėn e pa kėnduar valėsh
kėndoja solo duet
as dėnim as falje
zgjidh e merr
merr e zgjidh

SIKUR NĖ KTHIM

E kaluara
rrinė nė shuplakė
qė jep jeta
shkruar nė linjėn e zemrės.
Nisma e saj vijėzore ndėrmjet
gishtit tregues dhe tė mesėm
busulla ime
kusarit tim
nė ndjekje pas tij
Kė quajmė egoizėm
lexo tė pa harruarat
gėrryer nė linja tė dorės
tė pashkruarat e tė ardhmet nesėr do t’i dimė
mbaj nė grusht ēarēafėt e purpurta tė muzgjeve
si frymėn rėniet ngrihen
labirinteve vizatuar bjeshkėve
ndiq shkėndijėn pėrkujtimit pėrtej
ku pėr jetėn s’kam thirrur
pėr dashuri mund thėrrisja
ndjenjėn tundim kusarėsh
ikjesh sikur nė kthim
kthimesh sikur nė ikje
hap e mbyll njė libėr
ndrydh e shtrydh njė frymėzim

HESHTUR

Sythėsh
nė kupola tė blerta
i fle pranvera
kėsaj zonesy.
I pa puthur poleni
rri nėpėr buzė dimri
trishtimi i lexohet djalėror
dashuria fshehur vajzėrisht
shfleton gjuhėt e botės
dhe fjalor nuk ka
pranvera kėshtu vjen
e pa kėputur, e ndjerė
mbledh flokėt e vet tė bujshme
mbėshtjell gruan
mbi veshjen intime
tė heshtur tė virgjėr

PO UNĖ

Kur tė vija
si fėmija pranė djepit
kėrkon nėnė, ngarend
vrapon peizazheve sa njė troh malli
qepallės kėrkon lindjet e reja varreve
gėrmadhave ringjalljet e mėdha
oxhaqeve plagėn e moēme
buzėqeshje tė gjej
qė ėmbėlson fytyrėn
e fėmijėve tė rritur pa lodra
me ėndrra pleqėroje nė sy
nė sy pyesin…
Po unė…


..kaq gjatė isha kėtu
vend kujtimesh
NJOLLA AJRI

Mos u bėj gjurmė
netėve tė bardha
kėmbėt mbathur kujtimesh
gėrvishtin pikturat e mugėta
Do tė fle njė herė
dhe fėrshėllima e uritur e zogjve
nuk do tė gjejmė
as njė grusht dallėndyshe
largėsisė t’i prishet kuptimi
pėr disa njolla ajri

NJĖ MIKES

Mė mirė pyet
ē’ėshtė koha
ku zė veten rrotull saj
hije vetėm e pėshpėrimė
t’i thosha gruas nė pritje
hijeshi ėshtė ēlirimi
hijedritė drithėrima qė teptis fytyrėn
kur hijohen ēarēafėt si letėr e djegur
Kjo kohė duhet zhveshur
tė fėrgėlli mėndafsh
kėmbėsh zbathur tė gruas
si hije ėndėrr zgjuar shpurė te vetja
dhe vetė e dytė bėhet e gjitha
tersi falshėm falet nė duar e pastra

GĖZOF EMRASH

E madhe po mė vjen
paraqitja e brendshme
pamjes dhe dukjes sė ēelur
mė e vogėl objektivisht
pika mė largėt
krijova pėr ta dashur
ta pėrthekoja me duar
sikur me sy
Po mė vjen tė them me piskamė
je pėrsėritje e madhe botės
pėr tė ndje veēantė
Vishe timen heshtje
bėje gėzof emrash
qė kurrė s’tė thirra
bėje fjalė po deshe

shaban cakolli
advancues
advancues

Numri i postimeve : 606
Registration date : 12/08/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: POETJA JONE MYRVETE MEHMETI

Mesazh  Sponsored content Today at 9:48 am


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi