Homazh veprės sė shquar tė Rilindasve Shtatė kėngė pikėllimi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Homazh veprės sė shquar tė Rilindasve Shtatė kėngė pikėllimi

Mesazh  Mihal Gjergji prej Mon Nov 17, 2014 8:29 pm

Homazh veprės sė shquar tė Rilindasve                      

Shtatė kėngė pikėllimi

Shqipėria ime,
as nė gjumė, as e zgjuar
Ėndrrat ja trazojnė frikshėm
shkjau, andartėt e djalli…
Evropa,
kurva plakė,
nė pesė copa e ndau.
Fle Shqipėria,
vetėm dhimbja rri zgjuar
Nata njė shekull e gjatė
Sa e zezė kjo natė!

Kollitet Atdheu,
pėrgjakur nėn thika traktatesh
nga Parisi, Berlini e Londra
Pėrgjunjet diku,
e prapė si Anteu!
Rilindja,
ngulmon e rėnkon nėn peshė tradhtie!
Nė shtigjet e shpresės
shikoj njė yll tė venitur…

Nė vėnd tė Krishtit paska ardhur Juda,
frika nė kėmbė tė Muhametit
Barktharėt,
lėngojnė e presin,
tė ndukin gjinjtė e shterur tė shtetit…

II.
Nė zjarrminė e etheve
Digjet Tirana
Ėshtė sėmurė, mė besoni
Jo gropat e zeza, as betonet pa fund,
Dėshpėrimin njerėzor lexoni

Ėshtė drobitur qyteti-si shteti
Kryeministri-jo, as ministrat
Asnjėherė i sėmurė Presidenti !


III.
Jemi skllevėr tė lirė,
pa pranga,
te kėmbėt pa zinxhirė
(S’mund tė thoni:
ėshtė gjėndje mjerane!)
Panairet e botės bredhim,
si statuja pa krahė
Nė xhep pasaportė evropiane !

IV.
Pėr lotėt e nėnave askush s’pėrgjigjet:
Pse kaq shumė rėndojnė ?
E ē’vlejnė:
Muzeu Prado, nė Madrid
Tate Modern, nė Londėr
Piramida e qelqtė, nė Louvre ?!
Se ē’kanė brenda lotėt
muzeumet,
s’kanė forcė ta tregojnė.

Brenda tyre janė brengat e dheut
prej mishi e gjaku,
psherėtimat e brezave, gjysh pas gjyshi,
tė pathėnat e tyre;
nga kėrthiu i njomė te plaku

Ē’tė bėj me ta ?!
Do t’ua nis mėrgimtarėve
Ylberin e dhimbjes shqiptare
T’ia pėrplasin nė fytyrė:
Evropės shurdhane
Botės sė akullt,
verbane…
T’ua tregojnė
Emisarėve-aktorė,
qė bujari e nderim u jep Shqipėria
Ndėrsa atyre,
mė shumė se sa goja, u flet interesi:
Okej Albania !

V.
Mes qytetit-nė zemėr tė shtetit
Kryevėndin ka zgjedhur njė kryq
Tundet e s’di ē’mallkon
(S’flet shqip!)
Njė korb kobėtar
‘lutjet’- lexon, nė gjuhė tė vet
Bien kambanat
Tė gjithė nxitojnė e askush s’ndalon
(Edhe koha s’ka kohė tė ndalojė!)
Gjysmėhėna
mes reve e fsheh pikėllimin

S’kam kė pyes:
Gjitonėt,
ē’ditė kobi na ndjellin,
e ē’helm brėnda ‘mjaltit’ na sjellin?!

Ēudi!
As njėrin, as tjetrin s’i ftuam
E harruam Diellin-Perėndi
Tomorrin me orakujt e shenjtė
Veten tonė e harruam

VI.
“Ushtar i panjohur”,s’ėshtė mė vetmitar
Hijet rreth tij mėrmėrijnė:
A ke punė zotni…?
Sa shumė anonimė e lypsarė !
Me Atdhe, por pa shpresė,
shtėpitė pa ēati e vatrat pa zjarr
si morti u qepet trishtimi…
Jemi nė Lindjen pa lindje,
jemi larg
Sa larg Perėndimi !

Gjallojnė “nga mshira e pamshirve”
lėvizin ngadalė, si shtatore
nga qėndra-pėrballė Parlamentit
Zemėrthyer ua shoh:
prangat dhe frikėn
Brenda syve tė tyre-
kamzhikėt e urrejtjes
godasin
kolltukėt e butė tė pushtetit
Mė kryqėzon shikimi i tyre
mė shpon gjer nė eshtėr

VII.
Nė Tiranė,
mirėsi prej tiranėve kėrkojmė,
qė Tetori i nxjerr kohė pas kohe
(Ky muaj, ē’mallkim qė mban brėnda
Pse lulet tė thahen,
e buqetat pertokė t’i rrėzojnė?!
Pas argjėndit tė vjeshtės
pse dalin hithra e gjėmba…?!)

Na ropėn njė grusht me kusarė
Na thinjėn bajraktarėt,
pa gjak, e pa shpirt, e pa nder
Dhe ajrin, dhe fjalėn, dhe jetėn,
tė gjitha i vėnė nė kandar
Kush vonon tė paguaj
qefinin
e ka nė defter.

Si thoni:
Tė hesht e tė lypi mėshirė?
Kam frikė
nga marazi mos plas
Ē’mendoni,
Tė presim tė biem martirė?
Kam frikė tė flas
Nata ėshtė mbushur me xhinde
e xhindet, t’i lexojnė mendimet
dhe nė heshtje ndėshkojnė…
Nė ballin e tyre
s’hap brazda mjerimi
As Zoti s’pergjigjet, por hesht!
Nga viset e mia,
njė qyqe do sjell
tė kėndojė kėtė kėngė trishtimi !

Mihal Gjergji

Numri i postimeve : 11
Age : 55
Localisation : Tirane Albania
Registration date : 17/11/2014

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi